Shkollë verore në Slloveni

SHKOLLË VERORE NË UNIVERSITETIN E MARIBORIT, NË SLLOVENI
Universiteti i Mariborit, në Slloveni hap thirrjen për aplikime për shkollën verore “Solution Design”.
Kjo shkollë do të zhvillohet në Universitetin e Mariborit në datat 25 Qershor-8 Korrik dhe do të bazohet në konceptet e mëposhtme:
– Learning by doing
– Project based learning
– Problem based learning
– Design thinking si dhe fusha të tjera të ngjashme
Pjesëmarrja për studentët e Universitetit të Tiranës është pa pagesë. Ata do të duhet të paguajnë vetëm koston e udhëtimit (vajtje -ardhje), ndërsa kostot e tjera si: akomodimi, ushqimi, materialet e ndryshme të punës, aktivitetet sociale, pushimet e drekës gjatë trajnimeve si dhe eskursionet janë të mbuluara nga universiteti partner.

Afati i fundit i aplikimit: 15 Maj 2017

Për më shumë informacion klikoni këtu

 

Leave a Comment