Shkollë verore në Rumani

Afati i aplikimit: 30 Prill 2017
Kush mund të aplikojë: studentët dhe profesionistët që punojnë për migracionin
Vendi: 24 – 28 Korrik 2017 Bukuresht, Rumani

Qendra e Kërkimit dhe Informacionit mbi Integrimin e  Emigrantëve (CDCDI) i Shoqatës Rumune për Promovimin e Shëndetit (ARPS), nis thirrjen për aplikime për shkollën e saj Ndërkombëtare Veror mbi migracionin që do të mbahet në korrik 2017.
Shkolla Verore Ndërkombëtare “Avokim dhe Politikat e Migracionit” është e hapur për studentët dhe profesionistët që punojnë në fushën e migracionit dhe të drejtave të njeriut, të interesuar për të mësuar më shumë rreth migrimit nga këndvështrime të ndryshme.

Kriteret e aplikimit:

Bachelor / Master në fushën përkatëse (p.sh. shkenca sociale, drejtësi, ekonomi etj);
Eksperienca e konsiderueshme profesionale në fushën e migracionit;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (të folurit dhe të shkruarit);
Disponueshmëria që të marrin pjesë në të gjithë programin.

Shpenzimet e mbuluara:

Për pjesëmarrësit e zgjedhur organizatorët do të mbulojnë strehim, ushqim, materiale.

Si të aplikoni?

Personat e interesuar për të ndjekur shkollën verore janë të ftuar të dorëzojnë një CV së bashku me një ese tek office@cdcdi.ro

Kërkesat për ese:

Duhet t’i referohet një nga temave të mëposhtme: politikat e migrimit në vendet e destinacionit, praktikat e migracionit dhe shërbimet mbështetëse për emigrantët, perceptimin e publikut mbi refugjatët dhe emigrantët;
Duhet të ketë maksimalisht 1500 fjalë, duke përfshirë: titullin, abstraktet, trupin e tekstit, referencat dhe kontaktin, dhe të përdorin 12 pt font Times New Roman në 1.5 linjë ndarje.
Esetë do të zgjidhen me anë të rishikimit të dyfishtë.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment