Shkollë verore në Milano, Itali/ Shpenzime udhëtimi të mbuluara

Kush mund të aplikojë: Studentë të nivelit master, Doktoraturë dhe kërkues Post-Doktoraturë të cilët janë duke punuar në fushat Ekonomike, Menaxhim, Administrim Publik, Shkenca Politike dhe Studime Sociale
Eventi: 27 Qershor-1 Korrik 2016 Milano, Itali
Afati i aplikimit: 15 Mars 2016
Përshkrimi
Shkolla verore është e organizuar në kuadër të projektit “Shërbimet të një interesi të përgjithshëm në BE: A citizens’ perspective on public versus private provision” (EUsers network)”, e cila është e financuar nga Jean Monnet Networks të programit Erasmus+.
Shkolla do të përqëndrohet në punën dhe qeverisjen e shërbimeve të interesave të përgjithshme dhe në veçanti në gjashtë sektorë kryesore: energji elektrike, gaz, Telekomunikacioni, Hekurudhat, transportin lokal publik, Ujin dhe Shpërdorimin e ujit. Objektivi i kësaj shkolle është të njohë pjesëmarrësit me strukturën, rregullimin dhe kryerjen e shërbimeve publike në Europë, veçanërisht në industritë e rrjetit dhe reformat e politikave të mbështetura nga Bashkimi Evropian.
Shkolla do të jetë një mundësi e shkëlqyer për studentët ambiciozë për të marrë:
- Një pasqyrim të reformës së rrjetit të industrive në BE në gjashtë sektorë kryesorë;
- Një fokusim unik për sipërmarrjet publike ekonomike dhe menaxhimi;
- Ekspertë ndërkombëtarë nga fakultete;
- Mundësi ndërveprimi me grupet e interest të Komisionit Europian dhe agjencive europiane;
- Pjesëmarrje në edicionin XV të Workshopit Milan European Economy;
- Punime në grup;
Shkolla do të zhvillohet në Palazzo Greppi, Università degli Studi di Milano, në qendër të Milanos, Itali.
Kriteret
Shkolla është e targetuar për studentët e nivelit master, doktoraturë dhe kërkuesit post-doktoral të cilët janë duke punuar në fushat e Ekonomisë, Menaxhimit, Administrimit Publik, Shkencat Politike dhe Studime Sociale.
Studentët duhet të ndjekin shkollën në kohë të plotë. Numri total i pjesëmarrjeve është i limituar deri në 30 persona.
Kostot
Pranimet në shkollë janë falas dhe kostot do të mbulohen nga rrjeti EUsers me fondet Jean Monnet Action.
Të gjithë studentët e pranuar, do të përfitojnë falas:
- Një grant për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit (maksimumi 350 euro) duke demostruar dokumentat e udhëtimit;
- Akomodimin për të gjithë periudhën e shkollës verore (5 netë);
- Darkë mirëseardhje;
- Bufe dreke;
- Kafe dhe pije freskuese në pushim;
- WiFi në ambjentet e shkollës verore;
- Materiale mësimore.
Si të aplikoni?
Aplikimi duhet të dërgohet online duke përfshirë një CV (në formatin EUROPASS) dhe një letër motivimi në adresën e emailit gelsomina.catalano@unimi.it para dates 15 Mars 2016.
Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni faqes zyrtare.