Shkollë verore në Kroaci

Afati i fundit i aplikimit: 31 Korrik 2017
Kush mund të aplikojë: gazetarët që vijnë nga rajoni i Ballkanit
Bursa ofron: strehim,tarifën e pjesëmarrjes dhe shpenzimet e udhëtimit deri në 100 euro
Shkolla Verore e Raportimit Hetimor të këtij viti do të mbahet në Hotel Astarea në Mlini, Kroaci, nga 20 gushti deri më 26 gusht 2017. Shkolla Verore do të sjellë së bashku një grup të shkëlqyer të gazetarëve dhe trajnerëve. Trajneri kryesor do të jetë Blake Morrison, redaktor i projekteve hetimore në Reuters në Nju Jork dhe ligjërues në Universitetin Columbia, Nju Jork.
Pjesëmarrësit do të kalojnë një javë në një nga qytetet më të vjetra në Kroaci, Dubrovnik i famshëm për trashëgiminë kulturore dhe historike.
Kriteret e aplikimit:
Gazetarët që vijnë nga rajoni i Ballkanit mund të aplikojnë për një bursë të plotë.
Bursa ofron:
Bursa do të mbulojë strehimin, tarifën e pjesëmarrjes dhe shpenzimet e udhëtimit deri në 100 euro.
Si të aplikoni?
Aplikimet për bursa duhet të pranohen deri më 31 korrik 2017.
Ju lutemi gjeni axhendën e plotë këtu.
Nëse keni nevojë për informata të mëtejshme mbi procedurën e regjistrimit, mos hezitoni të dërgoni pyetjet tuaja në jelena.cosic@birn.eu.com
Për më shumë informacion klikoni këtu