Shkollë verore në Itali

Shkolla ka për qëllim të ofrojë një kurs trajnimi intensiv për studentët, studiuesit dhe zyrtarët e rinj që janë të interesuar për gjendjen aktuale ekonomike, socio-demografike dhe politike të Ballkanit. Këtë vit fokusi kryesor do të jetë mbi çështjen e migracionit. Në trajnim do të diskutohen tema të tilla si: ndikimi ekonomik i migracionit ndërkombëtar, flukset e migracionit në rajonin Adriatik-Jon, diskutimi për shoqëritë e ndara, bashkëpunimi territorial evropian etj..

Shkolla verore do të zhvillohet në Domus Stella Maris në Ankona, Itali.

Koha: 17-22 shtator

Kriteret:

  • Shkolla i jep prioritet studentëve të ekonomisë, sociologjisë, shkencave politike dhe disiplinave të lidhura me to, si dhe nëpunësve të rinj që punojnë në institucionet që veprojnë në Ballkan dhe që merren me çështje të lidhura me migracionin.
  • Pjesëmarrësit do të përzgjidhen në bazë të CV-ve të tyre dhe interesave studimore/ profesionale.
  • Bilanci gjeografik gjithashtu do të merret parasysh në procesin e përzgjedhjes.

Kush mund të aplikojë: të interesuarit e rinj nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia

Kostot:

Tarifat e regjistrimit, duke përfshirë ushqimin dhe akomodimin, do të mbulohen nga organizatorët. Shpenzimet e udhëtimit nuk do të mbulohen.

Afati: 30 korrik 2018

Si të aplikoni?

Formulari i aplikimit mund të shkarkohet nga faqja e internetit UniAdrion (www.uniadrion.net) dhe duhet të dorëzohet me email në adresën info@uniadrion.net duke bashkangjitur edhe CV-në tuaj.

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment