Shkollë verore në Hungari

Afati i aplikimit: 30 qershor 2017 (BE) / 15 qershor 2017 (jashtë BE)
Kush mund të aplikojë: studentët që ndjekin BA, MA ose PhD dhe kanë interes dhe entuziazëm akademik dhe / ose profesional për temën
Përfitimet: bursa të kufizuara duke përfshirë akomodimin falas dhe ushqimin

Kriza aktuale e BE-së dhe dinamika e zhvendosjes së fuqive globale e sjell rajonin e Evropës Qendrore në një epokë të re pasigurie. Shtete të ndryshme nacionale dhe elitat politike luajnë një akt balancues midis solidaritetit kombëtar dhe bashkëpunimit të BE, ekonomisë së lirë neoliberale të tregut dhe sanksioneve shtetërore mbi tregtinë dhe rrjedhat e kapitalit. Në të njëjtën kohë, këto vende po përpiqen të transformojnë marrëdhëniet shtetërore dhe shoqërore.

Nga 20 gushti deri më 1 shtator 2017, Instituti i Studimeve të Avancuara Kőszeg (iASK) dhe Universiteti i Pannonia Campus Kőszeg mirëpresin akademikë dhe studentë nga e gjithë bota dhe rajoni për diskutime dhe dialogje rreth sfidave dhe mundësive për rajonin e evropës Qëndrore. Universiteti Veror do të zhvillohet në Kőszeg, Hungari.

 

Kriteret e aplikimit:
Studentët që ndjekin BA, MA ose PhD, kanë interes akademik dhe / ose profesional dhe entuziazëm për temën.

Përfitimet nga pjesmarrja:

Ekzistojnë bursa të kufizuara, të cilat përfshijnë strehim falas dhe ushqim.

Për tu konsideruar për bursë, ju lutemi dërgoni sa më poshtë:

Formularin e plotësuar të aplikimit;
Një deklaratë me 2 faqe në temën e interesit tuaj akademik;
CV.
Si të aplikoni?

Aplikoni duke përdorur këtë formular aplikimi.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment