Shkollë verore në Gjermani

Kush mund të aplikojë: Studentë Doktorature dhe studiues në fillimet e karrierës nga antropologjia sociale dhe kulturore, sociologji, shkenca politike dhe fushat e lidura me studimet kulturore dhe shkencat sociale
Eventi: 4 – 8 Korrik 2016 në Universitetin Tuebingen, Gjermani
Afati i aplikimit: 30 Prill 2016
Përshkrimi
Shkolla verore do të zhvillohet në 4 – 8 korrik 2016 në Universitetin Tuebingen, si një bashkëpunim mes Qendrës Kërkimore (CRS) 923 ““Rendi i kërcënuar – Shoqëritë nën stres”, Qendra për Kërkimet Gjinore dhe Diversitetin, dhe Instituti Max Planck për Studimin e Diversitetit fetar dhe etnik (Göttingen).
Qëllimi i Shkollës Verore është për të mësuar dhe diskutuar për tema të rëndësishme dhe qasje akademike përmes një dialogu në mes agjentëve të ndryshëm nga fushat: akademike, praktikante, dhe emigrantëve.
Të dy këto njerëz të kategorizuar si “refugjatë” dhe shoqëritë që i marrin ata janë jashtëzakonisht të ndryshëm. Për shkak të mungesës së ekspertizës akademike dhe teorisë, ky aspekt ka qenë deri tani i njohur vetëm pak në kontekstin gjerman-folës. Shkolla Verore pret një total prej 22 pjesëmarrësish, ndërsa një minimum prej 4 vende është rezervuar për pjesëmarrësit e refugjatëve.
Kriteret
Studentë Doktorature dhe studiues në fillimet e karrierës nga antropologjia sociale dhe kulturore, sociologji, shkenca politike dhe fushat e lidura me studimet kulturore dhe shkencat sociale
Kostot
- Nuk ka tarifë aplikimi;
- Materialet lexuese (një listë me listë leximesh do të jetë në dispozicon paraprakisht nga Shkolla Verore);
- Për pjesëmarrësit jashtë Tuebingen: akomodim falas në dhoma dyshe, duke përfshirë mëngjesin (në ditën e ardhjes: 3 Korrik; kthimi: 8 korrik) ; dreka (4-8 korrik);
- Një numër i limituar grantesh udhëtimi deri në 200 Euro do të ofrohen (për të marrë rimbursimin e udhëtimit, ju duhet të aplikoni në veçanti, aplikimi duhet të përfshijë një deklaratë të shkurtër rreth 250 fjalë ku të cilësoni vendin tuaj dhe shpenzimet e udhëtimit)
Si të aplikoni?
Pjesëmarrësit do të zgjedhen bazuar në:
- Formulari i aplikimit (shkarkojeni në këtë Application_Form)
- CV;
- Letër motivimi (maksimumi 500 fjalë);
- Letër reference (jo për refugjatët aplikantë);
- Aplikimin për grant udhëtimi (opsionale).
Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj me dokument PDF me email në adresën reordering-diversity@sfb923.uni-tuebingen.de ose me postë në adresën e mëposhtme
Tanja Granzow
CRC 923 “Threatened Order”
Keplerstr. 2, R. 288
D-72074 Tuebingen
Gjermani
Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare në këtë LINK.