Shkollë verore në Gjermani

Afati i aplikimit: 30 qershor 2017
Kush mund të aplikojë: arkitektët, studentët e dizajnit dhe artistët e rinj
Vendi: Gjermania

Shkolla Verore Ndërkombëtare organizohet nga Dhoma e Zejtarëve të Berlinit dhe mbahet në ambjentet e saj të vendosura në ish Shkollën e Federatës së Sindikatave Gjermane (ADGB) në Bernau të Berlinit. Një monument i shquar për arkitekturën Bauhaus, ndërtesa shërben si vend për kurset njëjavore dhe ngjarjet e ngjashme, duke siguruar gjithashtu një kontekst koheziv.

Qasja e Bauhaus për të kapërcyer kufijtë midis artizanatit, artit dhe kërkimit shkencor është parimi i tyre udhëheqës. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të programit të vitit të kaluar, ku morën pjesë pjesëmarrës nga dymbëdhjetë vende dhe tre kontinente, tani janë gati për edicionin e dytë të Shkollës Verore.

Kriteret e aplikimit:

Çdokush mund të marrë pjesë dhe të aplikojë për Shkollën Verore Ndërkombëtare. Grantet janë në dispozicion vetëm për studentët dhe artistët e rinj.

Përfitimet

Njëmbëdhjetë artistë të njohur ndërkombëtar, dizajnerë, arkitektë dhe kuratorë do të punojnë së bashku me ju në kurse njëjavor për të eksploruar kryqëzimet midis krijimtarisë, zejtarisë dhe lirisë artistike.
Programi ju lejon të:

Ndani dhe shkëmbeni perspektiva, potencialet dhe idetë;
Mësoni nga dhe me njëri-tjetrin;
Zbuloni aplikacione të reja dhe mundësi të reja të dizajnit në artet, zanatet dhe shoqërinë dhe t’i vendosni ato në përdorim në punën tuaj;
Eksploroni marrëdhëniet midis arkitekturës dhe disiplinave të tjera.
Për vitin 2017, Shkolla Verore është në gjendje të ofrojë tridhjetë e dy grante në vlerë 330.00 EUR secila. Grantet kanë për qëllim të sigurojnë mbështetje financiare kryesisht për studentët dhe artistët e rinj.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar për një grant, ju lutemi dërgoni:

Një letër të shkurtër motivimi për zgjedhjen tuaj;
Një CV;
Konfirmimin e vlefshëm të regjistrimit ose certifikatën tuaj të diplomës (jo më e vjetër se tre vjet) përmes postës elektronike.

Afati i fundit për aplikim është 30 Qershor 2017.

Pas vendimit të ekipit dhe instruktorit, do të kontaktoheni menjëherë. Ju do të merrni grantin tuaj në formën e një kuponi të pa transferueshëm. Shkruani kodin e kuponit kur të jeni regjistruar në faqen e kursit.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment