Shkollë verore në Bordo, Francë

Afati i aplikimit: 31 Mars 2016

Shkolla “Cluster of Excellence COTE”  fton aplikantë për të kandiduar  për shkollën e katërt verore për “Ekologjinë dhe Ndryshimet Globale” që po ndodhin, në Bordo të Francës nga 6 në 10 qershor 2016.

Shkolla do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të bashkëvepruar me specialistë (studiues, inxhinierë dhe menaxherë) për studentët e doktoraturës dhe hulumtuesit e rinj. Konferencat do të mbahen në gjuhën angleze. Njohja e frengjishtes nuk është e nevojshme.

Kosto dhe përfitimet

  • Regjistrimi është falas.
  • Akomodimi dhe ushqimi janë të mbuluara plotësisht për kohën nga 6 deri 10 qershor 2016 për të gjithë studentët. Shpenzimet e udhëtimit duhet të mbulohen nga studentët, por ekziston mundësia për të ndihmuar disa pjesëmarrës që mund të justifikojnë kërkesën.

Kriteret

  • E vlefshme për studentë të doktoraturës dhe studiues të rinj
  • Konferenca do të mbahet në Anglisht. Njohurit në Frengjisht nuk janë të detyrueshme.

Aplikimi

Kandidatët duhet të regjistroheni në këtë LINK (para datës 31 mars 2016). Duhet të aplikoni përmes një CV-je, letër të shkurtër kandidimi nga mbikëqyrësi tuaj dhe një letër motivimi  që tregon temën (temat) që mund të jenë interesante për kërkimin tuaj dhe atë çfarë prisni duke marrë pjesë në shkollë.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

Leave a Comment