Shkollë verore/ Komunizmi dhe Trashëgimia Komuniste në Shqipëri

rezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Akademia e Studimeve Albanologjike hapin thirrje për aplikim për edicionin e dytë të “Shkollës Verore 2018 “Komunizmi dhe Trashëgimia Komuniste në Shqipëri”, që do të zhvillohet nga data 9-13 Korrik 2018, në mjediset e Fakultetit të Historisë, në Tiranë.
Në këtë shkollë verore pjesëmarrësit do të mësojnë më shumë rreth temave si:
Struktura e Komunizmit dhe sistemeve totalitare
Krahasime të rregjimeve komuniste në rajon
Persekutimi dhe propaganda
Trashëgimia komuniste
Diskursi publik për të kaluarën komuniste në Shqipëri
Periudha komuniste në kurrikulat e historisë në Shqipëri
Kujtesa kolektive për komunizmin në Shqipëri
Nostalgjia përkundrejt harresës së komunizmit
Vendet e kujtesës
Arti, arkitektura dhe Kultura gjatë rregjimit komunist
Mitet e identitetit kombëtar gjatë komunizmit
Hapja e dosjeve të ish-Shërbimit Sekret Policor (Sigurimi)
Pajtimi
Profili i pjesëmarrësve
Jemi në pritje të aplikimeve tuaja nëse ju:
Jeni duke ndjekur studimet bachelor, master apo doktoraturë në një nga këto fusha studimi: histori, antropologji, etnologji, gazetari, drejtësi, shkenca politike, shkenca sociale, arkitekturë, letërsi, arte;
Jeni aktivë dhe të përfshirë në komunitetin tuaj në çështje që kanë të bëjnë më të kaluarën komuniste;
Flisni shqip;
Shënim:
Nuk ofrohet akomodim për pjesëmarrjen në shkollën verore.
Në procesin e përzgjedhjes do të zbatohet kriteri i balancës gjinore dhe gjeografike.
Kandidatët nga komunitetet e vogla dhe jashtë qendrave urbane inkurajohen të aplikojnë
Procedurat e aplikimit dhe afatet
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online, duke plotësuar formularin përmes linkut Apliko online.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 20 Qershor, ora 23:59, koha e Europës Qëndrore.
https://www.fhf.edu.al/shkolla-verore-2018-komunizmi-dhe-t…/