Shkollë verore falas

Shkolla Verore Evropiane hap dyert në 4 – 8 Shtator 2017, për studiues të rinj, përfaqesues të administratës publike, OShC-ve, medias, biznesit dhe grupeve të tjera të interesit në Shqipëri.

Shkolla Verore Evropiane është një partneritet i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe Fondacionit Shoqeria e Hapur per Shqipërine dhe Friedrich Ebert Foundation Tirana (FES). Ai synon të identifikojë dhe angazhojë aktorë të spikatur nga fusha të ndryshme, për të krijuar një grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e integrimit evropian, të cilët mund të kontribuojnë në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Regjistrimi:
Pjesëmarrësit e interesuar janë të lutur të dërgojnë brenda datës 15 gusht 2017, një CV, një letër motivimi dhe një ese të shkurtër mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, përmes postës elektronike në adresën e mëposhtme:
• Kuvendi, Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian: Info.Kkie@parlament.al

Për aplikime dhe informacion klikoni këtu

Leave a Comment