Shkollë verore falas në Tiranë

Kush mund të aplikojë: Studentët e diplomuar në Master ose Doktoraturë,studiues të të gjitha disiplinave të lidhura me energjinë, profesionistë të rinj nga institucione qeveritare, kompani, OJF nga rajoni Energy Community
Periudha: 3-10 Shtator 2016, Tiranë, Shqipëri
Afati i aplikimit: 31 Mars 2016
Përshkrimi
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë fton pjesmarrës për Shkollën e parë Verore të Komunitetit të Energjisë që do të zhvillohet në Tiranë nga data 3 deri në 10 Shtator 2016.
Shkolla Verore e Komunitetit të Energjisë ka për qëllim të promovojë zhvillimin e kompetencave të pjesëmarrësve në të gjitha temat që lidhen me energjinë, nëpërmjet një programi të dedikuar. Shkolla verore është e mbështetur nga një rrjet institucionesh akademike dhe kërkimore nga Komuniteti i Energjisë dhe më gjerë.
Shkolla verore 2016 është e mbështetur nga Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – për Efiçiencë të Energjisë (ORF-EE), e cila është financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, dhe implementuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ ).
Kostot
Pjesëmarrja në Shkollën Verore është falas për të gjithë pjesëmarrësit (duke përfshirë tarifën dhe shpenzimet e akomodimit në Tiranë). Shpenzimet e udhëtimit mbulohen nga pjesëmarrësit.
Si të aplikoni?
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre online para dates 31 Mars 2016.
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.