Shkollë pranverore në Poloni për Aftësitë Diplomatike

Afati i aplikimit: Aplikimet pranohen deri sa të plotësohet numri i caktuar
Kush mund të aplikojë: studentë të motivuar, të diplomuarit së fundmi ose profesionistët e rinj
Kostot: 375 Euro (pa akomodimin) / 575 Euro (me akomodim); aplikantëve më të mirë do i akordohen bursa
Përshkrimi
Shkolla e aftësive diplomatike çdo vit pret rreth 100 pjesëmarrësi nga më shumë se 40 vende në programet e tyre të ndryshme ndërkombëtare. Kursi është i projektuar për studentë, të diplomuarit kohët e fundit dhe profesionistët e rinj që e njohin vlerën dhe nevojën e aftësive të buta që presin nga punëdhënësit dhe rekrutuesit të sektorëve diplomatike dhe ndërkombëtare të biznesit. Pjesëmarrësit do kenë mundësi të fitojnë njohuri të vlefshme dhe aftësi në:
- Negocime bilaterale;
- Diplomacia publike;
- Fushatat e mediave sociale;
- E folura publike;
- Savoir-vivre;
- Bazat e protokollit diplomatik.
Kostot
- 375 Euro (pa akomodim);
- 575 EUR (me akomodim);
- Tarifa e regjistrimit përfshin 5 ditë kurs, material, kafe gjatë pushimeve, vaktin e drekës dhe diplomën;
- Të gjithë pjesëmarrësit duhet të paguajnë vetë udhëtimin;
- Një numër bursash do të jepen për aplikantët më të mirë.
Si të aplikoni?
Formulari i aplikimit duhet të dërgohet së bashku me CV-në tuaj. Të gjithë aplikantët do të duhet të dërgojnë CV-në në versionin Europass. Për të tjera sqarime, ju lutemi kontaktoni në adresën: jjasinska@diplomats.pl
Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare në këtë LINK.