Shkollë ndërkombëtare verore në Sarajevë

Afati: 30 Prill 2016
E vlefshme për: universitarë, pasuniversitarë dhe studentët e doktoraturës për ligj nën moshën 35 vjeç
Vendi: 20-31 korrik 2016 në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë
Përshkrimi
Shoqata “PRAVNIK” dhe “Konrad Adenauer Stiftung- Rule of Law Program South East Europe” do të ofrojnë shkollë ndërkombëtare verore në Sarajevë “Drejtësia e përkohshme: Konceptet kryesore, proceset dhe sfidat në Evropën Juglindore”, nga 20 – 31 korrik 2016. ISSS 2016 do të të pranojë 25 deri në 30 studentë këtë vit. Të gjithë pjesëmarrësit e ISSS 2016 do të marrin pjesë në Konferencën 10 vjeçare Alumni e cila do të zhvillohet nga 28 – 31 korrik 2016.
Objektivi kryesor i ISSS 2016 është të nxisë diskutime bashkëkohore për çështjen e drejtësisë së përkohshme dhe të Drejtat e Njeriut me anë të një përzierje unike të teorisë, praktikës dhe përvojës me qëllim fuqizimin e vendimmarrësve në të ardhmen.
Kriteret
- Të diplomuarit dhe studentët PhD të ligjit dhe në disiplina të tjera të lidhura me të dhe profesionistët e rinj, duke përfshirë një numër të kufizuar të studentëve universitarë;
- Nën moshën 35 vjeç;
- Nga Evropa juglindore , Evropa dhe SHBA;
- Profesionistët e rinj që punojnë në fushën e ligjit, të drejtat e njeriut dhe drejtësisë tranzicionale;
- Demostrimi shumë i mire i të folurës dhe i të shkruarit në gjuhën angleze që të jenë në gjendje të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime në leksione dhe seminare;
Kostoja
Tarifa për pjesëmarrje është 200 euro (përfshin akomodimin, ushqimin dhe materialet e punës, shpenzimet e udhëtimit nuk janë të mbuluara);
Studentët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Moldavia dhe Serbia kanë të drejtë të aplikojnë për një reduktim tarife pjesëmarrjeje prej 50%.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar duhet të plotësoni formularin e aplikimit online (klikoni KËTU) deri më 30 prill 2016. Nëse keni ndonjë pyetje ose problem me formularin e aplikimit, ju lutem kontaktoni me adresën info@pravnik-online.info.
Për më shumë informacione ju lutem vizitoni faqen zyrtare në këtë LINK.