Shkollë ndërkombëtare për sistemet energjitike në Gjermani

Kush mund të aplikojë: Studentë Masteri dhe Doktorature, studiues të rinj, Post-Doktorantë dhe profesionistë të rinj

Periudha: 28 Gusht-2 Shtator 2016, Seeon, Gjermani

Afati i aplikimit: 15 Qershor 2016

Përshkrim

Shkolla Ndërkombëtare mbi Sistemet e Energjisë (ISES 2016) e organizuar nga Forschungszentrum Jülich fton studiuesit e rinj dhe profesionistët e rinj në fushën e teknologjive të energjisë, ekonomisë, shkencave politike dhe disiplinave të lidhura për të diskutuar sfidat e sistemeve të tanishme dhe të ardhshme të energjisë.

Programi përfshin prezantime dhe diskutime mbi temat e mëposhtme:

  • Teknologjitë e energjisë dhe eficenca e energjisë;
  • Siguria energjitike dhe politika energjitike;
  • Ekonomia energjitike;
  • Sfidat mjedisore dhe ndryshimet klimatike;
  • Vlerësimi i teknologjive dhe sisteme të energjisë;
  • Trendet e së ardhmes.

Kriteret

  • Studiues të rinj (Studentët e masterit dhe doktoratorës, post-doktorantë) dhe profesionistë të rinj nga industria dhe rregullatëroët me një përgatitje në teknologjinë e energjisë, ekonominë e energjisë, politikën e energjisë ose fusha të ngjashme;
  • Numri total i pjesëmarrësve është i limituar në 40.

Kostot

  • Kursi, ushqimi dhe akomodimi janë të mbuluara nga organizuesit e ISES 2016.
  • Pjesëmarrësit duhet të mbulojnë shpenzimet e udhëtimit.

Si të aplikoni?

Ju mund të aplikoni për ISES 2016 duke plotësuar formularin e aplikimit (Shkarkojeni KËTU) para datës 15 Qershor 2016.  Informacioni lidhur me kandidatët e zgjedhur do të publikohet para datës 26 Qershor 2016. Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare në këtë LINK.

 

Leave a Comment