Shkolla Dimërore 2016 “Të Rinjtë Inovatorë”

Aktiviteti gërsheton njohuritë akademike me argëtimin dhe zbavitjen, ftohen të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës të bëhen pjesë e kësaj eksperience .
Ky edicion zhvillohet  në Vlorë, nga datat: 17 deri më 20 Nëntor 2016.

Studentët e përzgjedhur do të ndjekin një program të pasur akademik me leksione mbi inovacionin dhe fusha të tjera të lidhura me të.

Në këtë kuadër të gjithë të pranishmit do të kenë mundësi të njihen edhe me rezultatet e Projektit 2 vjeçar Pacinno rreth sipërmarrjes dhe inovacionit në Shqipëri dhe në rajonin e Adriatikut.

Shkolla ka si synim  të bej bashkë studentë të pasionuar pas dijes, kuriozë, të talentuar të përgjegjshëm e  sportiv.
Në përfundim të shkollës, të gjithë studentët pjesëmarrës do të pajisen me Certifikatë.

Pjesëmarrja në këtë shkollë ka një tarife prej 2,000 Lekë të reja. Kjo tarife përfshin transportin + akomodimin (full board).

Apliko në: https://goo.gl/eXOQpp

Afati i aplikimeve : 10.11.2016

Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni në adresën: fakultetiiekonomise@gmail.com

Leave a Comment