Shkëmbin studentësh në Universitetin e Katalunjës në Spanjë

Hapet thirrja për aplikime në kuadër të Marrëveshjes Bilaterale me Universitetin Ndërkombëtar të Katalunja-s, Barcelonë, Spanjë, Universiteti i Tiranës hap thirrjen mbi shkëmbimin e studentëve në fushën e Ekonomisë.
Lloji i mobilitetit /kohëzgjatja:
– Semestrin e parë të vitit 2018-2019
– Vitin e plotë Akademik 2018-2019
Studentët të cilët dëshirojnë të aplikojnë nuk do të paguajnë tarifën e shkollimit në Universitetin Ndërkombëtar të Katalunja-s, por do të vazhdojnë të paguajnë tarifën e tyre të shkollimit në Universitetin e Tiranës.
Dokumentat e kërkuara janë;
-CV
-Listë Notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare)
-Leter Motivimi
-Vërtetim Studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare)
-Certifikatë e Gjuhës së Huaj B2 (DELE, TOEFL (paper based, computer based, internet based, IELTS, CAMBRIDGE etc)
-Fotokopje Pashaporte
– Policë Sigurimi Shëndetësor për periudhën e studimit (ky dokument do të dorëzohet në një fazë të dytë, pra jo në momentin e aplikimit fillestar)
Afati për aplikim: 27 Prill 2018
Për më shumë informacion mbi Universitetin referohuni këtij LINKU