Sesion Studimor në Budapest, Hungari

Kush mund të aplikojë: Aplikantë nga vendet e Këshillit të Evropës, Kosova, Bjellorusia dhe Kazakistani

Afati i aplikimit: 18 Prill 2016

Eventi: 12 – 19 Qershor 2016 në Budapest, Hungari

Përshkrimi

Rrjeti për Bashkëpunim dhe Zhvillim i Evropës Lindore ka hapur thirrjen për pjesëmarrës për seancën e Studimit “Alternativa e Urbanizimit Rinor – Rregullojmë qytetin!”. Eventi do mbahet në Qendrën Rinore Evropiane në Budapest të Hungarisë, në bashkëpunim me Departamentin e Rinisë së Këshillit të Evropës nga data 12 deri 19 qershor.

Kjo Sesion Studimi do të mbledhë 35 pjesëmarrës dhe t’u ofrojë atyre hapësirë për të shqyrtuar rolin e të rinjve në krijimin e qyteteve të qëndrueshme të gjelbërta duke marrë pjesë në proceset vendimmarrëse apo veprime të drejtpërdrejta në komunitetet e tyre lokale dhe duke punuar me parimet dhe vlerat e demokracisë së drejtpërdrejtë , solidaritetit dhe përfshirjes.

Sesioni i studimit targeton në mënyrë të veçantë

  • Të rinjtë të përfshirë në OJQ dhe iniciativa qytetare, me një përgatitje në demokraci, të drejtat sociale dhe iniciativat urbane;
  • Anëtarët e organizatave rinore të Gjelbërta që vijnë nga Evropa dhe sidomos Evropa Lindore që punojnë ose janë të interesuar për këtë temë;
  • Anëtarë dhe Aktivistë të iniciativave urbane të ndryshme;
  • Aktivistë dhe Punonjës të Rinj të interesuar në temën e urbanizimit alternativ.

Kriteret

Thirrja është e hapur për aplikantë që vijnë nga vendet e Këshilli të Evropës (Shqipëria bën pjesë), Kosova,  Bjellorusia dhe Kazakistani.

Kostot

Akomodimi (strehimi, ushqimi, pijet freskuese) dhe shpenzimet e udhëtimit janë të mbuluara plotësisht nga Qendra Evropiane Rinore, sipas rregullave të Departamentit të Rinisë të Këshillit të Evropës. Pagesa për pjesëmarrje është 50 Euro.

Aplikimi

Ekipi do të përzgjedhë pjesëmarrësit duke respektuar kriterin e gjinisë, bilancit gjeografik dhe rajonale dhe duke marrë parasysh larminë përgatitjes së aplikantëve në përputhje me këtë temë.

Për të aplikuar, ju lutemi klikoni në këtë LINK.

Nëse keni pyetje, ju lutemi shkruani e-mail në adresën office@cdnee.org.

Për të tjera informacione, ju lutemi referojuni këtij LINKU.

 

Leave a Comment