Sesion informues/ “Përtej kornizave”

“Përtej Kornizave”
Shëndeti mendor është pjesë e rëndësishme e mirëqënies së njeriut në çdo stad të jetës. Ai ndikon mendimet, ndjenjat dhe veprimet tona.
Në kuadër të ditës botërore të shëndetit mendor Qendra STEPS do të organizojë një sesion informues mbi çrregullimet e shëndetit mendor. Ky sesion do të shoqërohet me një ekspozitë me punime si skica, piktura, vizatime të cilat do të pasqyrojnë mendime dhe këndvështrime të ndryshme mbi mënyrën se si ne shohim çrregullime specifike të shëndetit mendor.
Nëse ke talent apo të pëlqen piktura; nëse ke njohuri mbi çrregullimet e shëndetit mendor ose je i/e ndjeshëm/me ndaj temave që përfshijnë vështirësitë mendore me të cilat personat përballen, ju ftojmë të jepni kontributin nëpërmjet punimeve tuaja të vizatuara e skicuara në letër, duke paraqitur dhe shprehur se si e shihni ju një çrregullim të caktuar mendor.
Për një informacion më të detajuar kontaktoni në këtë LINK.
Data e fundit e dorëzimit të punimeve është 05 Tetor 2018.

Leave a Comment