Seminar për shkëmbimin e të rinjve / Tiranë

EU Info Center Tirana në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar për Rininë ju fton të merrni pjesë në një organizim në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Në këtë event që do të organizohet tek EU Info Center do të diskutohen rekomandimet e forumit rinor të Triestes si dhe pjesëmarrësit do kenë mundësinë të japin rekomandime për shkëmbime rinore dhe lëvizjen e të rinjve; përfshirjen sociale dhe tejkalimin e steriotipeve; sipërmarrjen dhe pjesëmarrjen rinore. Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm dhe pjesë nga stafi i RYCO, si dhe vetë sekretari i përgjithshëm, Djuro Blanusa do ndajë rekomandimet e tij me të rinjtë.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment