Seminar për gazetarë në Gjermani

Gazetarët me njohuri në gjuhën gjermane mund të aplikojnë deri më 29 korrik për pjesëmarrjen në një seminar të organizuar nga Fondacioni Sakson për Kualifikimin/Arsimimin e Medias.

Seminari zhvillohet në Leipzig më 12 – 23 shtator. Në përmbajtjen e seminarit janë: strukturat dhe mënyra e punës në televizion, radio, median e shkruar dhe online në sistemin dual mediatik në Republikën Federale Gjermane.

Krahas kualifikimit profesional në fokus është edhe shkëmbimi me njëri-tjetrin. Seminari u drejtohet gazetarëve nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Më shumë informacion mbi aplikimin dhe programin mund të gjeni këtu:
www.ssm-seminar.de

Leave a Comment