Seminar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare

Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare me mbështetjen e NATO Public Diplomacy Division, organizon në datat 27-29 shtator 2017 një seri seminarësh në formën e një mini-shkolle për çështjet e sigurisë
“Seminar mbi çështjet e sigurisë: Përballimi i sfidave të Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Perëndimor”

Seminarët me folës shqiptarë dhe të huaj do të trajtojnë çështje dhe tema relevante për sigurinë në Shqipëri dhe rajon, duke përfshirë dhe sfidat e tanishme të sigurisë, radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, etj.
Janë të inkurajuar të aplikojnë ekspertë të rinj dhe punonjës të rinj pranë institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile që punojnë me çështjet e sigurisë, gazetarë, si dhe studentë të nivelit Master dhe Doktoraturë.

Të interesuarit të kontaktojnë në aiis@aiis-albania.org
Pjesëmarrësit që do të ndjekin me sukses seminarët do të pajisen me certifikatën përkatëse.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment