Seminar në Tiranë nga Zyra Kombëtare Erasmus +

Loading...

Zyra Kombëtare Erasmus + në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) ka kënaqësinë t’ju ftojë në seminarin kombëtar me temë “Zgjerimi i rolit të studentëve në manaxhimin dhe qeverisjen e IAL-ve” që do të mbahet ditën e enjte, më datë 24 Maj 2018, ora 9:30, në ambjentet e Universitetit Politeknik të Tiranës (salla Silvano Pedrollo).

Objektivat kryesore të Seminarit HERE përfshijnë:

– Zbatimin e kërkesave të LAL për rolin e studentëve në IAL-të;
– Rritjen e angazhimit të studentëve në strukturat vendimarrëse të IAL dhe të sistemit të AL;
– Diskutimin për organizimin e sondazhit kombëtar të studentëve;
– Shkëmbimin e mendimeve, ideve dhe përvojave lidhur me zbatimin e mekanizmave formalë dhe informalë të angazhimit të studentëve;
– Diskutimin mbi zhvillimin e një kulture institucionale të përfshirjes së studentëve
– Diskutimin mbi rolin e studentëve në sigurimin e cilësisë në IAL-të;
– Paraqitjen e praktikave të mira dhe konkrete evropiane për angazhimin e studenteve dhe të shoqatave të tyre;
– Diskutimin e disa rezultateteve të pyetësorit për përfaqesuesit në senat në IAL-të publike;
– Dhënien e rekomandimeve për përmirësime të mëtejshme në rritjen e rolit të studentëve në IAL-të;

Loading...

Leave a Comment