Seminar Falas/ Rëndësia e Mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale

Me mbeshtetjen e projektit Enterprise Europe Network (EEN), financuar nga Komisioni Europian, Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane, ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Patentave dhe Markave dhe Qendren per Promovimin e Konkurrueshmerise, organizon ne daten 2 Qershor 2016 (ora 09:00), Xheko Imperial (Carlsberg) Salla White Camelia, me teme “Rendesia e Mbrotjes se Pronesise Intelektuale nga Biznesi shqiptar”.

Ky seminar organizohet ne vazhden e aktiviteteve qe keto institucione kryejne ne sherbim te bizneseve shqiptare dhe per t’i ndergjegjesuar ato qe te mbrojne asetet e tyre ne te gjitha fushat ku veprojne, si ne markat tregtare dhe te sherbimet, patentat e shpikjeve,modelet e perdorimit, dizenjot industriale.

Ne kete seminar do te kete informacion te detajuar mbi legjislacionin e perditesuar te Pronesise Intelektuale, aplikimin, regjistrimin e aseteve te IP, si dhe mbi menyren se si behet regjistrimi, organizmat qe kryejne mbrojtjen, dhe se si te mbrohemi nga mallrat e fallsifikuara.

Seminari edhe nje here tregon bashkepunimin dhe partneritetin midis institucioneve publike me biznesin, duke ju afruar kerkesave dhe nevojave te tij, e duke I konsideruar tashme si bashkeudhetare ne rrugen e gjate e te veshtire te sipermarrjes.

 

Leave a Comment