Seminar falas me Mike Moore/ Arti i Komunikimit të Korporatave

Për herë të parë në Shqipëri Mike Moore, “Arti i Komunikimit të Korporatave”

Administrimi i biznesit dhe marketingu, janë sot dy fushat më të rëndësishme që garantojnë suksesin e një korporate. Këto janë dhe pikat më të forta që Mike Moore përcjell për drejtuesit e kompanive, menaxherët e marketingut dhe CEO-t e korporatave. Shumë pak folësa mund të lidhen thellë me audiencat ashtu siç bën Majku. Si biznesmen, Majku vazhdon të përmbushë qëllime të reja dhe të ndezë rrugë të reja në botën e biznesit dhe marketingut. Nga eksperienca e tij e përditshme në botën e biznesit, Majku ka provuar aftësinë e ngjitjes së pasionit dhe qëllimit tek çdo individ. Dhuntia e tij e veçantë e të komunikuarit, ju aftëson ju të shfrytëzoni fuqinë për të bashkuar një skuadër, për t’u përballur me kohë të vështira, për të qëndruar fort kur ndodhin ndryshime, për të ndërtuar besnikëri me klientët, ose të tejkaloni një qëllim në dukje të pamundur.

Në një seancë të veçantë, ditën e hënë, 6 qershor 2016, nga ora 10:00-12:00, Moore në sallën “Akademia” në ambientet e Agna Group, Autostrada Tiranë-Durrës Km 1, do te ndajë me ne “Artin e Komunikimit”, si një mundësi të re që vjen për herë të parë në këtë format në vendin tonë.

Drejtues korporatash, jepini vetes dhe stafit tuaj dy orë kohë që të fitoni një eksperiencë që do ju shërbejë në konsolidimin e punës së kompanisë që ju drejtoni.

Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj ne adresën e mëposhtme.

Edlira Prenga

Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun dhe Mediat

Tel: +355 (0) 45 800 933

E-mail: edlira_prenga@cci.al

Leave a Comment