Rezervoni biletën dhe lançoni sturtup-in tuaj në Paris

Afati i aplikimit: 15 Shtator 2015
Kush mund të aplikojë?
Sipërmarrësit jo-francezë nga e gjithë bota që duan të krijojnë startup-in e tyre në Paris
Çmimet: 12.500 euro secilit fitues, zyra falas, konsulencë
Përshkrimi
Paris French Tech Ticket synon të tërheqë individët e talentuar dhe ambiciozët nga e gjithë bota dhe t’i ndihmojë ata që të krijojnë startup-in e tyre në Francë. Ky program 6-mujor ofron mbështetje që nga fazat e para të startup-it deri në arrritjen e një biznesi të suksesshëm – që nga mbështetja financiare dhe trajnimi deri në blerjen e parë nga konsumatorët.
Sipërmarrësit e zgjedhur do të punojë ngushtë me një nga nëntë Inkubatorët kryesorë francezë duke siguruar ndër të tjera konsulencë, strategji për mbledhjen e fondeve, këshilla të ekspertëve dhe praktikë. Në janar të vitit 2016, më shumë se 50 sipërmarrës do të zhvendosen në Paris për të filluar programin. Në fund të gjashtë muajve, sipërmarrësit do të keni mundësi për të përsritur këtë biletë për gjashtë muaj të tjerë për të ndjekur rritjen e tyre.
Kriteret
• Aplikantë të huaj duhet të kenë në ekip deri në 3 persona (0 ose 1 francez pranohet në ekip);
• Aplikantët duhet të flasin Anglisht ose Frengjisht (Programi do të mbahet në Anglisht)
• Duhet të keni një projekt startup
• Ekipet duhet të qëndrojnë me kohë të plotë në Paris (sipërmarrësit e rinj duhet të jetojnë në Paris për minimumi 6 muaj dhe të dedikojnë 100% të kohës së tyre projektit).
Çmimet
• Çmimi në para. Secili aplikant do të marrë 12,500 euro
• Leje Qëndrimi. Procedura të përshpejtuara për të marrë një leje qëndrimi franceze;
• Konsulencë. Përshtatje të programit me evente dhe sesione mentorimi për të mbështetur startup-in tuaj.
etj
Si të aplikoni?
Aplikantët duhet të krijojnë dhe të hyjnë në një llogari, si dhe të ndjekin hapar me rradhë. Për më shumë informacione, klikoni faqen zyrtare.