Regjistrohuni tani për profesionin e “Financierit” ose të “Njohësit të Ligjeve”

REGJISTROHUNI TANI PËR PROFESIONIN E “FINANCIERIT” OSE  TË “NJOHËSIT TË LIGJEVE”

 

Zgjatja e degëve : 5 muaj – Dhjetor 2016 deri Prill 2017

Zhvillimi i mësimit :

Dega “Financierit” – Cdo të shtunë për 5 muaj orari 14.00-18.00

Dega “Njohës i Ligjeve” – Cdo të shtunë për 5 muaj orari 10.00-14.00

Vëndi i zhvillimit të leksioneve : Qëndra e Konferencave Tirana International (15 kateshi) kati 2

Vëndi i zhvillimit të praktikave : Tirana International, Sheraton,  pranë zyrave Financiare, pranë institucioneve të ndryshme, pranë gjykatave etj.

Cmimi Dega “Financierit” : 395 euro

Cmimi Dega “Njohës i Ligjeve” : 395 euro

Pagesën mund ta realizoni të plotë ose me këste mujore sipas mundësis dhe kërkesës suaj financiare.

Mosha e lejuar për aplikim: 18 vjec – 65 vjeç

 

 

DEGA “FINANCIER”

“FINANCIERI” është një degë 5 mujore e “Akademisë Profesionale Elita” ku zhvillon mësim një herë në javë. Në mbarim të kësaj dege do të çertifikoheni si “FINANCIER” të njohur nga shteti shqiptar dhe do të jeni aftësuar totalisht për të qënë një financier praktik.

Pas mbarimit të kësaj dege ju mund të ushtroni në vazhdim profesionin e FINANCIERIT në biznese private, shtetërore, në shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (SH.P.K), shoqëri aksionare (sh.a) apo të mbani financat e një biznesi tuaj të çfarëdolloj forme juridike

Në degën e “Financierit” ju do të aftësoheni në anën ekonomike mbi mbajtjen e financave të një kompanie, aftësitë menaxheriale dhe ekonomike tuajat do të rriten, ju do të dini si të hartoni një plan biznesi, si të realizoni një aplikim kredie të suksesshëm, do të aftësoheni të mbani vetë financat e biznesit tuaj, të deklaroni blerjet, shitjet, sigurimet, të plotësoni faturat, flet-shoqërimi, dhe një nga më të rëndësishmet të aftësoheni në programin kompjuterik alpha etj.
Ju do të zhvilloni oratorinë tuaj, do të aftësoheni si të menaxhoni burimet njerëzore brenda kompanisë por dhe të bëheni më social në biznesin tuaj.

Por një nga pikat më të rëndësishme është se çfarë do të mësoni në ciklet e leksioneve, ju do i vini në praktikë ndërmjet praktikës financiare që do të realizohet nga akademia por dhe në bashkëpunim edhe me biznese të ndryshme.

Lëndët e degës “Financier” :

FINANCA DHE TAKSIMI
PLANIFIKIMI FINANCIAR
PRAKTIKË BIZNESI
KONCEPTE THEMELORE MARKETINGU DHE ORATORI
KONCEPTE THEMELORE TË BURIMEVE NJERËZORE
PROGRAMI KOMPJUTERIK ALPHA BUSINESS

Në këtë degë ju do të pajisjeni me dy çertifikata, atë të profesionit “FINANCIER” edhe me çertifikatën e programit “ALPHA BUSINESS” të njohura nga shteti shqiptar…

 

 

DEGA “NJOHËS I LIGJEVE”

Ju keni mundësinë të REGJISTROHENI dhe të bëheni pjesë e degës “ELITA JURIDIKE”.

Për pak kohë ju specializoheni dhe çertifikoheni si “Njohës i Ligjeve” i njohur nga shteti shqiptar.

“Njohësi i Ligjeve” është një degë 5 mujore e “Akademisë Profesionale Elita” ku zhvillon mësim një herë në javë.
Në mbarim të kësaj dege do të çertifikoheni si “NJOHËS I LIGJEVE” të njohur nga shteti shqiptar.

Pas mbarimit të kësaj dege ju mund të ushtroni në vazhdim profesionin e NJOHËSIT TË LIGJEVE në biznese private, shtetërore, në shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (SH.P.K), shoqëri aksionare (sh.a) apo të menaxhoni anen juridike te një biznes tuajin të çfarëdolloj forme juridike.

 

Në këtë degë ju do të aftësoheni në anën juridike mbi menaxhimin juridik tek një kompanie, mbi kushtetutën e Republikes se Shqipërisë, për hapjen e të gjithë llojeve të kompanive në anën juridike, hapjen e organizatave jo qeveritare, partive politike, etj. Në të njëjtën kohë ju do të aftësoheni për pjesën e aplikimit për liçensa të ndryshme, për kërkesë paditë që mund të paraqisni në gjykatat shqiptare. Një vend të rendesishem do i kushtohet Kodit të Punës edhe hartimit të kontratave, të drejtave të punëdhënësit dhe punëmarrësit, etj.
Në këtë degë do të shqyrtohen përmbledhtazi kodi civil, kodi i procedurave civile, kodi penal, kodi i procedurave penale, kodi i familjes, kodi i procedurave administrative, kodi zgjedhor, etj. Ju do pergatiteni dhe informoheni per pjesen ligjore mbi patentat, markat, anën ligjore të koncesioneve, për realizimin e kontratave të qerasë, shitjes dhe perdorimit, etj.
Në të njëjtën kohë, kjo degë do të ketë të rëndësishme pjesën e praktikës ku do t’i kushtohet shumë rëndësi praktikimit të akteve më të rëndësishme ligjore, kazuseve ligjore, debatit ligjor ku do të zhvilloni oratorinë tuaj, por do të zhvilloni edhe fuqinë tuaj bindese në fushën e ligjit.

 

Njohuritë që do të përfitoni nga dega “Njohës i Ligjeve” :

1.Kushtetuta e Shqiperise
2.Aktet per hapjen e shoqerive te ndryshme ekonomike, te ojf-ve, partive politike etj si dhe procedurat qe duhen ndjekur ne hapjen e ketyre subjeteve juridike
3.Aplikimi per licensa
4.Procedurat e koncesioneve
5.Hartimi i Kerkese Padive dhe depozitimi prane gjykatave
6.Kodi zgjedhor, pjesamrrja ne zgjedhje, KQZ-ja, kolegji zgjedhor dhe referendumet
7.Kodi i procedurave administrative
8.Kodi i familjes
9.kodi rrugor
10.Kodi penal dhe kodi i procedurave penale
11.Kodi civil dhe kodi i procedurave civile, kontratat e blerjeve, shitjeve, perdorim etj
12.Procedurat per regjistrimet dhe mbarvajtjen e patentave, markave dhe shpikjeve industiuale, etj.
13.Kontratat e huase, kontaratat bankare dhe institucioneve bankare
14.Kodi i punes, kontratat e punes, te drejtat dhe detyrimet
15. Ligji për taksimin
16. Oratoria
17. Menaxhim i burimeve njerëzore
18.Praktik Juridike

Te gjitha tematikat qe do kapen ne shyrtim do trajnohen ne anen praktike të tyren

-INDIVIDËT QË MBAROJNË KËTË DEGË
ÇERTIFIKOHEN SI “Njohës i ligjeve” Me çertifikatë të njohur nga shteti shqiptar

 

ZYRA E KARRIERËS

Akademia Profesionale Elita ndërmjet zyrës së karrierës do të ndihmojë studentët dhe do i orientoj si gjatë kohës së akademise por dhe pas mbarimit të saj. Ne do të realizojmë dhe lidhjen e studentëve me biznese të ndryshme shqiptare e të huaja, ku studentët mund të punësohen në këto kompani.

Në mënyrë të vazhdueshme zyra e karrierës pranë akademisë do t’i ofroj bizneseve per t’i punësuar studentët tanë. Zyra e karrierës do të luaj dhe rolin e zyrës së punës ndërlidhëse.

Akademia në mënyrë të vazhdueshme dhe pas ciklit të studimeve që ju do të realizoni pranë nesh, do të kryej konferenca të ndryshme ku do të ftoj dhe do të ketë në epiqendër të saj studentët e akademisë, promovimin e tyre, dhënien e mundësisë studentëve dhe ish-studentëve për t’u bërë pjesë e strukturave të ndryshme ekonomike,juridike,administrates publike etj. Ndërmjet këtyre konferencave por dhe aktiviteteve të tjera të vazhdueshme ne do të vazhdojmë pasurimin e dijeve përkatëse për studentët dhe ish-studentët tanë.

 

Për tu regjistruar për degën e “Financierit” klikoni këtu : http://elitaacademy.com/financier/

Për tu regjistruar për degën “Njohës i Ligjeve” klikoni këtu : http://elitaacademy.com/elita-juridike/

Për më shumë informacione mbi Akademinë klikoni këtu : http://elitaacademy.com/akademia/

Për më shumë informacione :

Web: www.akademiaelita.com

Email: info@akademiaelita.com

Mob : 0682020260

 

 

Leave a Comment