Recital Solistik – Artistët e Rinj Mbështesin Edukimin e Artit

Organizata CoDe Albania – Coherent Development Albania me fokus fuqizimin e të rinjve, do të organizojë me datë 9 janar 2018, ora 19:00, në sallën e madhe të Universitetit të Arteve – Tiranë, Koncertin Recital me sloganin: “Artistët e Rinj mbështesin Edukimin e Artit te fëmijët”.

20 artistë të rinj do të performojnë në Koncertin Recital, për të mbledhur të ardhura për blerjen e pajisjeve muzikore për zhvillimin e kurseve të Artit për fëmijë dhe të rinj.

“Programi Artistik”

– Sonatë për Violinë & Piano- Clode Debussy
Interpreton: Silvester Shoshi Violinë , Synjona Paplekaj Piano
– Meinne Lippen sie kussen so heiss- Franz Lehar
Quando men vo – Giacopo Puccini
Interpreton : Luiza Kasa – Kanto Paola Budani- Piano
– “A dream” String Quartet & Flute – Ergis Spahiu
Interpreton:Anxhela Kapja- Flaut
Margarita Memaj- Violinë
Lubjana Neziri- Violinë
Xhesi Gavelli- Violë
Ricard Gedaj- Cello
– Porsi fleta e ellit t’Zotit
Interpreton: Kori Angelis
– Las dos Hermanitas – Francisco Farrega
Interpreton: Agi PoҪai- Kitarë
– Carmen Fantasy-F.Borne, G. Bizet
Interpreton: Anxhela Kapja- Flaut, Jonida Lazallari-Piano
– Per ty Atdhe- Pjetër Gaci
Interpreton: Adelion Kola – Kanto

Drejtimi artistik
Anxhela Kapja

Të interesuarit mund të kontaktojnë në:

-Nr. tel: 069 68 12 171 / 069 36 43 104
-Inbox në Facebook: Code Albania
-Email: info@codealbania.org

Leave a Comment