Qeveria hap 500 vende të reja pune me kontratë

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të punësojë 500 persona me kontratë të përkohshëm për sezonin e verës 2018. Referuar vendimit, periudha kohore e veprimtarisë sezonale, që do të kryejnë punonjësit me kontratë të përkohshme, është 2 muaj, korrik – gusht 2018.
Punonjësit me kontratë të përkohshme do të përfitojnë pagën bazë minimale, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
Fondi i pagave për 500 punonjësit do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018, në shumën 35 010 000 (tridhjetë e pesë milionë e dhjetë mijë) lekë, i cili i akordohet programit buxhetor “Zhvillimi i turizmit”.
Efektet financiare do të fillojnë në momentin e nënshkrimit të kontratës së përkohshme, ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, në cilësinë e punëdhënësit, dhe punëmarrësit.
Kushtet e aplikimit
Për aplikantët do të kërkohet që të plotësojnë këto kritere:
- të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe mos jetë më shumë se 30 vjeç;
- paraqitje të rregullt dhe standart në bashkëbisedim;
- njohuri bazë të gjeografisë dhe historisë së vendit;
- njohuri nga zona dhe të vlerave turistike të zonës ku do të aktivizohen;
- komunikim i mjaftueshëm në gjuhën angleze (gjuhët e tjera janë një avantazh);
- prezencën në pikat e caktuara sipas orareve dhe organizmit të përcaktuar;
- dedikim në kërkesat për të kontribuar në këtë inisiativë.
Në letrën e kërkesës do të përcaktohet edhe vendindodhja që kërkohet të merret pjesw në projektin Smile, e lidhur kjo me afërsinë dhe mundësinë për të qënë pranë info pont-ëve të përcaktuar.
Cfarë dokumentash duhet të paraqesë?
Çdo aplikant do të duhet të paraqesë:
- Një kërkesë përse aplikon në këtë program dhe vendin ku do të kontribuojë,
- CV personale të formatit Europass,
- Kopje të kartës së identitetit,
- Fotografi personale jo më të vjetër se 3 muaj.
Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK