Promovimi i Programit të Bursave të Biznesit Gjerman në Tiranë

Njoftim nga Fakulteti i Ekonomisë
Ditën e Mërkurë, datë 21 Tetor, ora 16:00, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, salla A 201, organizohet aktiviteti: “Promovimi i Programit të Bursave të Biznesit Gjerman”, për studentët e Fakultetit të Ekonomisë, nga Drejtuesja e Programit, znj. Antje Mueller si edhe nga Grupi i Alumnit të Programit që kanë punuar dhe jetuar në Gjermani, iniciativë e Ministrisë së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe Komitetit të Marrëdhënieve Ekonomike të Europës Lindore të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjermane (Ost-Ausschuss).
Qëllimi i këtij programi është sigurimi i praktikave profesionale për studentë të kualifikuar si dhe për profesionistët e rinj pranë kompanive më prestigjioze Gjermane.
Këtë vit prezantimi do të bëhet nga vetë koordinatorët e programit, të cilët do të vijnë posaçërisht nga Gjermania për promovimin e këtij programi.
Në Shqipëri ky program mbështetet nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (Diha) si dhe nga DAAD. Disa nga këta partnerë do të jenë pjesë e prezantimit tek studentët e Fakultetit të Ekonomisë.
Prezantimi vlen për studentë të vitit të tretë të degëve Financë, Ekonomiks, Administrim Biznesi, Informatikë Ekonomike, si dhe studentë të Masterit.
Kohëzgjatja e Aktivitetit: 10-15 min, çdo seksion prezantimi, Aktiviteti konsiston në prezantime 10-15 minutëshe dhe seksion pyetje-përgjigje rreth programit në Auditorët e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, për studentët e vitit të fundit Bachelor si edhe për studentët e Masterit.