Projekt vullnetar në Finlandë

Afati i aplikimit: 2 Shtator 2015
Kush mund të aplikojë?
Të rinjtë e moshës 18-30 vjeç nga Evropa
Përshkrimi
Maailmanvaihto – ICYE Finland aktualisht është duke kërkuar vullnetarë për projektin afatgjatë EVS në Qendrën Vanhamäki Activity në Suonenjoki, Finlandë. Vanhamäki është një qendër aktivitetesh në Suonenjoki, i cili është një qytet i vogël në Finlandën qendrore.
Vanhamäki ofron lloje të ndryshme të aktiviteteve për vizitorët .
Puna e vullnetarit ndryshon sipas sezonit: në kohën e verës vullnetarët punojnë më shumë në Vanhamäki dhe në vjeshtë dhe pranverë ka më shumë bashkëpunim me organizata të tjera lokale, të tilla si akademinë popullore lokale, shoqata të personave të papunë dhe një shkollë.
Në Vanhamäki vullnetarët ndihmojnë në lloje të ndryshme aktivitetesh, si jashtë dhe brenda. Ata marrin pjesë në bujqësi dhe në mirëmbajtjen organike të zonës së parkut. Vullnetarët gjithashtu ndihmojë në planifikimin e eventeve në Vanhamäki sipas aftësive dhe interesave të tyre. Vullnetarët mund të kryejnë detyra në zyrë dhe kuzhinë etj. Kohëzgjatja e projektit është 9 muaj, në periudhën 1 prill – 31 dhjetor 2016.
Kriteret
Si pjesë e programit EVS, ky projekt është i hapur për të rinjtë e moshës 18-30 vjeç nga Evropa. Është e rëndësishme që vullnetarët të preferojnë aktivitete sociale dhe praktike. Është mire që të kenë interes në punën në fermë dhe natyrë.
Kostot
Kostot për pjesmarrje (akomodimi, “pocket money”, sigurimi, kostot e udhëtimit) janë të mbuluara. Ju lutemi lexoni detajet rreth kostove të pjesmarrjes në këtë LINK.
Aplikimi
Afati i aplikimit është 2 Shtatori 2015. Për të aplikuar, plotësoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni në evs@maailmanvaihto.fi , shkruani emrin e projektit dhe numrin e references në subjektin e e-mailit.
Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.