Projekt-aktivitete/ Ftesë e hapur nga Bashkia e Shkodrës

FTESË E HAPUR

Bashkia e Shkodrës, në kuadër të planit të saj vjetor, shpall konkurrimin e hapur për projekt- aktivitete si më poshtë:

1. Dita e Luleve
2. Aktivitet ndërkombëtar “Nënë Tereza” në disiplinën e Xhudos
3. Projekte të zhanrit Dramë në Tatrin “Migjeni”
4. Hapja e Sezonit Turistik Velipojë
5. Lojra Popullore Fest
6. Festa e Thethit
7. Festa e Liqenit
8. “Panairi i promovimit të vlerave artistike-kulturore dhe i produkteve të territorit (për Njësinë Administrative Gur i Zi)”
9. “Panairi i promovimit të vlerave artistike – kulturore dhe i produkteve të territorit (për Njësitë Administrative Shale)”

Të gjitha shoqatat e interesuara për të marrë përsipër organizimin e këtyre eventeve, janë të lutura të aplikojnë me projekte, duke gjetur më shumë informacion në faqen zyrtare të Bashkisë së Shkodrës www.bashkiashkoder.gov.al. Jeni të mirëpritur!

Leave a Comment