Programi Bankierët e Rinj/ Takime të hapura nga ProCredit Bank

Përshkrimi

Takime të Hapura – Mundësi Punësimi në ProCredit Bank, Programi Bankierët e Rinj, 05 Shkurt 2016

Programi Bankierët e Rinj është një program punësimi për profesionistët e kualifikuar dhe të sapodiplomuarit në universitete apo institucione të tjera të larta arsimore, pavarësisht nga fusha e tyre e studimit.

Ky program është mundësia e vetme e hyrjes në Bankën ProCredit. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij programi, mësoni më shumë për të dhe bankën ProCredit nëpërmjet pjesëmarrjes në takimin e hapur si dhe dokumentarit: Programi Bankierët e Rinj.

Si një punëdhënës i përgjegjshëm, ProCredit Bank siguron dhënien e informacionit të detajuar për të gjithë ju që jeni të interesuar të punoni me ne. Për të realizuar këtë proçes, ne kemi organizuar takime të hapura të quajtura: Mundësi Punësimi në të cilat prezantojmë proçesin tonë të rekrutimit dhe Programin Bankierët e Rinj, prandaj nuk është e nevojshme të aplikoni përpara se të merrni pjesë në këto takime.

Ju do të keni mundësi të takoheni dhe të flisni me përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore në takimet e hapura, të cilat zhvillohen çdo muaj, si më poshtë:

Vendi: Tiranë (ProCredit Bank Liceu)

Data: Takimi i rradhës 05 Shkurt 2016

Adresa: Rr. “Ismail Qemali” pranë Liceut Artistik, Tiranë

Oraret: Takimi i parë në orën 14:00-15:00 dhe Takimi i dytë në orën 16:00-17:00

Konfirmim pjesëmarrje: Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në Takimin e Hapur, datë 05 Shkurt 2016, ju lutemi shkruani në adresën burime_njerezore@procreditbank.com.al duke specifikuar edhe orarin e pjesëmarrjes.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen www.procreditbank.com.al.

Leave a Comment