Program vullnetarizmi nga Kombet e Bashkuara

Afati i aplikimit: në vazhdim
Kush mund të aplikojë: organizata jofitimprurëse dhe vullnetarë në mbarë botën
Vendi: online

Programi i Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) kontribuon për paqen dhe zhvillimin përmes vullnetarizmit në mbarë botën. Vullnetarizmi në internet lejon organizatat dhe vullnetarët që të bashkohen për të adresuar sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm – kudo në botë, nga çdo pajisje. Vullnetarizmi në internet është i shpejtë, i lehtë – dhe mbi të gjitha, i efektshëm. Kur individë të aftë dhe të pasionuar bashkojnë forcat në internet me organizata të mëdha që punojnë drejt qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, të gjithë fitojnë.

Vullnetarët, organizatat dhe partnerët online bashkohen me shtysën globale drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Vullnetarët kontribuojnë drejtpërsëdrejti në punën e organizatave zhvillimore, duke punuar nga një kompjuter, tablet apo telefon celular kudo në botë.

Kriteret e aplikimit:

Mund të aplikojnë organizatat që janë:

Regjistruar zyrtarisht;
Jo-fitimprurëse;
Aktiv në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor;
Jo-diskriminuese dhe në përputhje me Kartën dhe politikat e Kombeve të Bashkuara.
Vullnetarët:

Varësisht nga mundësitë specifike.

Përfitimet

Vullnetarizmi në internet lejon vullnetarët të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të marrin rolet e reja që jeta e tyre profesionale nuk mund ti sigurojë domosdoshmërisht. Organizatat bashkëpunojnë me njerëz me prejardhje të ndryshme nga e gjithë bota dhe bëhen pjesë e një komuniteti online të kolegëve online të cilët të gjithë ndajnë qëllimin e avancimit të zhvillimit njerëzor.

Si të aplikoni?

Regjistrohuni me onlinevolunteering.com;
Shfletoni mundësitë dhe aplikoni për një pozicion të zgjedhur.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Share This:

Leave a Comment