Program veror praktike në Zvicër

Përshkrimi i Praktikës

CERN është vendlindja e World Wide Web (WWW). Laboratori pret eksperimente të ndryshme dhe është në “zemër” të Worldwide LHC Computing Grid (WLCG). Ky është një vend si asnjë tjetër ku sfidohen idetë e ndryshme në IT!

Priten aplikime për programin studentor veror CERN për dy muaj për të punuar në projekte të avancuara të Teknologji Informacioni. Studentë Bachelor ose Master që kanë përfunduar (deri në verë) të paktën tre vjet të studimeve me kohë të plotë në nivel universitar në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri, Matematikë apo Fizikë kanë të drejtë të aplikojnë.

Gjatë dy muajve të plotë që korrespondojnë me nëntë javë (qershor-shtator 2016), e studentëve të openlab CERN do t’iu jepen një seri leksionesh në IT veçanërisht të përgatitur për ta nga ekspertët në CERN. Një raport mbi punën e projektit të kryer do iu dorëzet në fund të qëndrimit. Afati i aplikimit është 28 shkurt 2016.

Praktika është e hapur për studentë ndërkombëtarë

Studentët: Studentët Ndërkombëtarë mund të aplikojnë për programin veror të CERN.

A është kjo një praktikë e paguar? 

Një shumë prej 90 franga në ditë gjatë datave kontraktuale (zakonisht 61 ditë) është e sponsorizuar nga CERN dhe anëtarët industrial të openlab CERN dhe duhet të mbulojë shpenzimet e akomodimit dhe jetesës gjatë nëntë-javëve të qëndrimit.

Studentët janë të përfshirë nga skema shëndetësore dhe e sigurimit në aksident nga CERN, dhe iu ofrohet një pagesë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.

 

Periudha e Programit: Dy muaj

Si të aplikoni: Udhëzimet për aplikimin, mund t’i gjeni duke klikuar në këtë LINK.

Njoftimi: Përgjigjet për aplikantët do të dërgohen deri në fund të prillit 2016

Afati i aplikimit: 28 shkurt 2016.

Për më shumë informacione, ju lutemi klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment