Program tre-ditor për sipërmarrësit në Gjermani

Afati i aplikimit: 30 korrik 2017; 23:59 Europa / koha e Berlinit
Kush mund të aplikojë: pjesëmarrësit që janë sipërmarrës, entuziast të teknologjisë ose punojnë në një “zonë bum” me mungesë të personelit
Vendi: 19 – 21 Shtator 2017 në Gjermani, Berlin
DOathon është një program inteligjent tre-ditor, i pavarur për sipërmarrësit që nisin të lulëzojnë. Ky format i shkurtër programi synon t’i pajisë pjesëmarrësit me aftësitë që ata kanë nevojë për të shfrytëzuar diversitetin brenda ekipeve dhe për të përdorur bashkë-krijimin si një mjet ideimi efektiv. Ky DOathon është për ata që dëshirojnë të jenë në ballë të trajtimit të një prej çështjeve më të ngutshme me të cilat ballafaqohet sot shoqëria jonë: si mund të krijojmë punë të re, me vlerë të shtuar dhe kuptimplotë për punonjësit në epokën e digjitalizimit dhe brenda një ndryshimi, mjedisi të rrjetit të punës?
Kriteret e aplikimit:
Ju duhet të jeni të pasionuar për pionierimin e të ardhmes së punës për gjeneratat që do të vijnë, së bashku me një kompani që e përkrah inovacionin, BMW Group. Ata janë në kërkim të atyre që përshtaten me profilin e mëposhtëm:
Jeni një sipërmarrës, entuziast i teknologjisë ose punoni në një “zonë bum” me mungesë të personelit;
Keni një ndërmarrje ose një ide për një ndërmarrje që fokusohet në arsimim, trajnim, sipërmarrje sociale ose mirëqenie;
Keni një fokus në teknologji, ose keni një sfond teknologjik në fusha të tilla si zhvillimi i aplikacionit ose i softuerit dhe zhvillimi i uebit.
Kostot e programit:
Ky program financohet plotësisht.
Si të aplikoni?
Ju lutemi sigurohuni që të gjitha dokumentet që bashkëngjitni në aplikimin tuaj janë në anglisht. Për të aplikuar, regjistrohuni këtu.
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi shkruani në: admissions@thedoschool.org.
Për më shumë informacion klikoni këtu.