Program trajnimi veror plotësisht i paguar në Kaliforni

Afati i aplikimit: 5 Janar, 2016

Lloji: Financim i plotë

Vendi: San Diego, Kaliforni

Instituti veror  Hansen për Lidership dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar është një program ndërkombëtar i financuar nga një grant i Fondacionit Fred J. Hansen. Instituti ofron një përvojë unike të eksperiencës së lidershipit bazuar në Universitet dhe një programi në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Elementet e programit do të përfshijnë mësime në klasë dhe trajnime praktike në teknikat e fundit të zgjidhjes së konflikteve, ndërmjetësimit, dhe menaxhimin ndër-kulturor. Trajnimi në klasë do të plotësojet me ekskursione lokale vendet historike dhe kulturore të San Diegos. Trajnimi synon t’iu ofrojë pjesëmarrësve një sërë informacionesh lidershipi për zgjidhjen e konfliktit dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendet e tyre përkatëse.

Kostoja:

Hansen Summer Institute është i financuar plotësisht nga Fondacioni Fred J. Hansen. Kjo përfshin:

  • Akomodimin
  • Të gjitha kostot e programit
  • Udhëtimi i paguar vajtje-ardhje nga vendi i pjesëmarrësit në Kaliforni
  • Tarifën “DS-2019 – Student and Exchange Visitor (SEVIS)”
  • Sigurimin shëndetësor për periudhën e programit.

Kriteret

Studentët Jo-Amerikanë:

  • Student aktualisht i regjistruar prej 2 vitesh në kolegj / universitet apo student i diplomuar me një interes profesional në marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomaci, zhvillimi ekonomik ndërkombëtar ose fusha të ngjashme.
  • Studentët duhet të jenë në moshat 20- 25 vjeç në 1 Korrik, 2016.
  • Duhet të kenë treguar aftësi lidershipi jashtë klasës në komunitet, komb ose rajon.
  • Duhet të kenë njohuri të shkëlyera në Anglisht
  • Duhet të kenë një pashaportë ndërkombëtare të vefshme me vizë amerikane deri në kohën e fillimit të programit.
  • Preferohen studentë që nuk kanë qenë ndonjëherë në Amerikë por edhe studentë të tjerë inkurajohen për të aplikuar.

Për më shumë informacione, ju lutemi klikoni në këtë LINK.

 

COMMENTS

Leave a Comment