Program studimi për gazetarët

Afati i fundit i aplikimit: 31 gusht 2017
Kush mund të aplikojë: gazetarët në karrierë me sfond mbi çështjet e mjedisit
Vendi: New York City, NY, SHBA, 22-27 tetor, 2017
Këtë vjeshtë, deri në 15 gazetarë do të mblidhen në New York City për gjashtë ditë studimi dhe diskutimi si pjesë e bursës së re të gazetarisë në Shkollën e Lartë të Gazetarisë CUNY.
Programi, i planifikuar për 22-27 tetor, do të përqendrohet në shkencën e ndryshimit të klimës.
Kriteret e aplikimit:
Bursa është projektuar për gazetarët në mes të karrierës që kanë një sfond raportimi për çështjet e mjedisit si gazetar, prodhues ose redaktor.
Aplikantët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë pune profesionale. Në raste të veçanta, do të shqyrtohen dhe aplikuesit me pak përvojë, të cilët kanë demonstruar arritje të jashtëzakonshme gazetareske.
Inkurajohen aplikimet nga gazetarët ndërkombëtarë që janë të aftë të flasin dhe të shkruajnë Anglisht.
Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes formularit të aplikimit online.
Për më shumë informacion klikoni këtu.