Program Rinor/ “E-Citizens, Albania in Europe!”

Programi Rinor “E-Citizens, Albania in Europe!” është një nismë e Rrjetit të Studentëve Shqiptare (AS@N) në bashkëpunim me Shoqatën e Konsujve të Nderit në Shqipëri, me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër Instrumentit për Asistencën e Para-Antarësimit (IPA II). Kjo nismë synon të angazhojë 270 të rinj në qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit për t’u informuar mbi rëndësinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe vlerave e qytetarisë në Europë.
Programi Rinor “E-Citizens, Albania in Europe!” do të zhvillohet në 3 faza:
– Zgjerimi i njohurive nëpërmjet workshop rreth krijimit të Bashkimit Europian, procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimit Europian, të drejtat themelore dhe integrimi në Bashkimin Europian.
– Krijimi i urave bashkëpunuese midis të rinjve për të realizuar plane veprimi në komunitetin e tyre.
– Aktivizmi i të rinjve për të nxitur dialogun ndërkulturor dhe integrimin në Bashkimin Europian.
Kohëzgjatja e programit: Mars 2019 – Janar 2020.
Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
· Mosha 18-30 vjeç.
· Banore në qarkun: Durrës, Tiranë ose Elbasan.
· Gatishmëria për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e programit: Mars 2019 deri Janar 2020.
Afati përfundimtar i dorëzimit: 28 Shkurt 2019
Për informacion të mëtejshëm kontaktoni në: asankontakt@gmail.com
Formatin e aplikimit mund t’a gjeni duke klikuar në këtë LINK