Program praktike në parlamentin shqiptar

NDI Albania – National Democratic Institute në bashkëpunim me forumet rinore të tre partive më të mëdha politike në Shqipëri, FRESSH, Forumi Rinor i Partise Demokratike, LRI, dhe Fondacionet Politike si FLD – Fondacioni pёr Liri dhe Demokraci dhe Akademia Politike Qemal Stafa fton të rinjtë të moshës 18-26 vjeç të aplikojnë për programin e praktikës 4 mujore pranë Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.

Të rinjtë e përzgjedhur nga një proces transparent mbi bazën e meritokracisë, do të caktohen që të asistojnë një deputet në përmbushjen e detyrave të tij/saj legjislative, përfaqësuese si dhe mbikëqyrëse. NDI do të ftojë ekspertë të grupeve parlamentare nga Parlamentet në rajon për të ndarë me pjesëmarrësit në program, praktikat më të mira të asistencës për deputetët përmes hulumtimeve, analizave juridike për projektligjet, etj. Ky program do t’i japë mundësinë aktivistëve të rinj të zhvillojnë aftësitë e tyre kërkimore dhe politike, të krijojnë lidhje profesionale me zyrtarët e partive përkatëse si dhe të mësojnë mënyrën sesi funksionon organi legjislativ në vendin e tyre.

Për të qenë pjesë e këtij programi duhet të plotësoni formën e aplikimit më poshtë. Përveç këtij aplikimi, ju lutem dërgoni në adresën e emailit ggjeluci@ndi.org një leter reference nga një profesor apo zyrtar i partisë tuaj politike.

Afati për dorëzimin e formularit të aplikimit dhe letrës së referencës është data 8 tetor 2017.

Për më shumë informacion mbi programin ju lutem klikoni në këtë LINK

Leave a Comment