Program praktike në OJF

Qëndra ACT for SOCIETY hap thirrjet intership për periudhen Janar-Qershor 2019. Të gjithë të rinjtë, që kanë dëshirë të bëhen pjesë të programit tonë të internshipeve të plotësojnë formularin e mëposhtëm deri më 4 Janar 2019. Internshipet janë të një periudhe 3-6 mujore dhe shërbejnë që të rinjtë të fitojnë eksperiencë praktike në fushat e tyre të punës. Internshipet e ofruara janë një mundësi e mirë për të gjithë studentët bachelor, master apo që kanë perfunduar studimet në shkenca sociale, IT, komunikim dhe marketing, pasi tre kategoritë në të cilat ofrohen intershipet janë: Shkrim Projektesh, Multimedia dhe Fund-Raising . Për më shumë informacione mund të hyni në faqën tonë të internetit. www.actforsocietycenter.org ose te dergoni email në aplikime.afs@gmail.com
Formularin e aplikimit mund t’a gjeni në këtë LINK