Program praktike mbi çështjet evropiane

Observatori Ndërkombëtar për të drejtat e të miturve është një Fondacion belg i Interesit Publik me seli në Bruksel. Që nga viti 2002, ky fondacion ka punuar për të drejtat e fëmijëve dhe adoleshentëve në rrezik të përjashtimit social, veçanërisht me ata që janë në konflikt me ligjin ose nën ndikimin e dhunës dhe abuzimit.

Objektivat e praktikës:

  • Asistencë në menaxhimin e projekteve evropiane (organizimi i takimeve, ndihmë në  pjesëmarrje dhe gjetjen e vendit, krijimi i agjendave).
  • Zbatimi i agjendës (seminareve, kurseve, konferencave, etj.) së Presidencës së BE-së.
  • Zhvillimi i kontakteve dhe strategjive ndërmjet Fondacionit dhe autoriteteve të Presidencës së BE-së.
  • Kërkimi i partnerëve të BE-së në çështjet e drejtësisë për të krijuar bashkëpunime.
  • Ndjekja e marrëdhënieve institucionale ndërmjet Fondacionit, Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB, Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, Komisionit Evropian, Parlamentit Europian dhe Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, etj.
  • Trajnim profesional.

Kritere:

  • Niveli minimal i studimeve: diplomë universitare (aplikimet do të pranohen nga studentë dhe të diplomuar ).
  • Specializimi: Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike, Ligj.
  • Aftësi shumë të mira në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze dhe franceze. Aftësi në të folur edhe në gjuhën spanjolle ose gjuhë të tjera do të ishte avantazh.
  • Aftësi të mira në informatikë.
  • Përvojë në organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare.
  • Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Përvojë dhe / ose njohuri për punën e organizatave  ose OJQ-ve ndërkombëtare dhe të advokimit.
  • Njohuri të mira për institucionet evropiane dhe ndërkombëtare.

Praktika:

  • Nga shtatori në dhjetor 2018 (Periudha fleksibël sipas disponueshmërisë së studentit).
  • Asnjë kompensim financiar nuk ofrohet nga Fondacioni

Vendi: Bruksel (Belgjikë)

Afati i fundit për aplikim: 15 korrik 2018.

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në: internship@oijj.org

Leave a Comment