Program për të sapodiplomuarit nga Vodafone Albania

Vodafone Albania ka çelur aplikimet për programin më të preferuar nga të rinjtë, programin “Discover Vodafone” – Graduate Programme. Ky program është një prej projekteve që Vodafone organizon çdo vit me qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e të rinjve për të nisur suksesshëm hapat e para të karrierës së tyre profesionale.
Nese je nje student i talentuar, i motivuar dhe me ambicien për një karrierë të suksesshme mos humb kohë por apliko.

Graduate Program

Që nga viti 1985, Vodafone ka tjetërsuar jetët e miliona njerëzve në mbarë botën. Duke filluar nga e folura dhe mesazhet deri tek projektet e biznesit dhe pagesat e transferimit të parave, ne jemi të apasionuar për ta berë jetën më të thjeshtë dhe më shpërblyese. Ne jemi një markë që e do ndryshimin – nëse ndryshimi nuk po ndodh në mënyrë natyrale atëherë ne jemi ata që e krijojnë. Eshtë pjesë e ADN-së sonë për të ecur përpara, për të krijuar një të ardhme me të mirë dhe për të gjetur menyra të reja që ndihmojnë njerëzit të komunikojnë. Kjo është filozofia e punës në Vodafone.

Tani ne jemi duke kërkuar për udhëheqësit e ardhshëm të biznesit tonë – 15 të diplomuarit e sotëm që kanë ambicien, drejtimin dhe idetë për të përmirësuar botën e tyre. Nëse ky jeni ju, programi “Discover” do t’ju mundësojë rrugën më të shpejtë drejt karrierës. Duke arritur ekspozim të lartë ndaj biznesit nga dita e parë, ju do të përjetoni rotacione në fusha të ndryshme të organizatës tonë. Ne jemi të angazhuar për të zhvilluar dhe nxitur talentet e reja, kështu që ju mund të arrini shumë mbështetje dhe udhëzime ndërkohë që përmirësoni aftësitë tuaja në fushën e zgjedhur nga ju. Eshtë një aventurë sfiduese dhe shpërblyese, ndërkohë që ju punoni së bashku me disa nga expertët më të mirë të industrisë , ju do të zhvilloni zgjidhjet të cilat do të tjetërsojnë të ardhmen e konsumatorëve tanë. Edhe tuajën gjithashtu.

Mundësitë nuk do të përfundojnë këtu. Nëse ju na tregoni se keni aftësitë dhe potencialin e duhur gjatë programit “Discover” atëherë ju do të keni mundësinë të përjetoni një eksperiencë të vërtetë në rrjetin tonë global nëpërmjet programit ” Columbus”. Duke marrë përsipër një pozicion pune në nivel  ndërkombëtar, ju do të fitoni njohuri dhe praktika, të cilat do t’ju përgatisin për fazat e ardhshme të karrieres suaj në Vodafone.

Proçesi i aplikimit

Aplikimet për vitin 2016 janë hapur.

Në mënyrë që të shohim nëse ju jeni i duhuri për ne dhe ne jemi të duhurit për ju, proçesi i aplikimit përmban tre elemente të rëndësishme:

Testimet Online
Testimet Online janë dizenjuar për të testuar aftësitë tuaja në zgjidhjen e problemeve. Testet kanë shërbyer si një tregues i mirë për të dalluar njerëzit të cilët kanë aftësi të të menduarit të problemeve nga një këndvështrim i ndryshëm dhe përshtaten me gjërat komplekse, ambicien dhe mënyrën e interpretimit të mendimeve të tyre.
Përse nuk e provoni dhe ju duke hapur linkun : http://www.shldirect.com/practice_tests.html

Intervista
Sa të apasionuar jeni ju për të zhvilluar karrierën me ne? Këtë ne duam ta zbulojmë gjatë një interviste me ju. Ne gjithashtu duam t’ju njohim më mirë dhe të kuptojmë se cfarë ju motivon. Kjo është gjithashtu një mundësi e madhe për ju, për të na drejtuar pyetje në lidhje me programin.

Qëndra e vlerësimit
Dita për qëndrën e vlerësimit zhvillohet përgjatë vitit. Qëndrat tona të vlerësimit ju japin mundësinë për të na takuar dhe për të zbuluar sesi është në të vërtetë jeta në Vodafone. Dita e vlerësimit do të përfshijë ushtrime në grup, prezantime dhe një intervistë.

Ju nuk do të prisni gjatë për të zbuluar nëse ju është ofruar një vend në program. Ne do t’ju njoftojmë menjëherë mbas vlerësimit nëse jeni përzgjedhur. Ose në të njëjtën ditë. Nëse jeni të suksseshëm, atëherë ju do të merrni një ofertë zyrtare. Hapi i ardhshëm do të jetë përgatitja për të zhvilluar “Botën” tuaj!

Për më shumë informacion mbi këtë program, ju lutemi vizitoni

http://www.vodafone.com/content/index/careers/graduates.html.html 

COMMENTS

Leave a Comment