Program për Profesionistët e Rinj nga Banka Botërore

Janë hapur aplikimet për Programin e Profesionistëve të Rinj të Bankës Botërore 2017 (YPP).
YPP është një pikë fillimi për një karrierë të mrekullueshme në Bankën Botërore. Që nga themelimi në 1963, YPP ka rekretuar mbi 1700 njerëz nga rreth 120 vende.
Programi është dizenjuar për individë të kualifikuar në nivel të lartë dhe të motivuar, të aftë në fushat relevante teknike/operacionale të Bankës Botërore si psh: ekonomi, financë, arsim, shëndet public, shkenca sociale, inxhinieri, planifikim urban, agrikulturë, burime natyrore dhe të tjera, si dhe fushat koorporative të Bankës Botore si komunikimi, teknologjia e informacionit, burimet njerëzore dhe financa në koorporatë.
Për të qenë konkurues për këtë program zgjdhje të nivelit të lartë, kandidatët kanë nevojë të tregojnë një angazhin për zhvillim, të provojnë sukses akademik, arritje profesionale dhe kapacitet lidershipi.
Kriteret
Kriteret e mëposhtme janë minimumi i kërkesave për të qenë të vlefshëm për Programin e Profesionistëve të Rinj.
- Shtetas të një vendi anëtar të Bankës Botëre
- Jo më të mëdhenj se 32 vjeçë (Të lindur pas 1 Tetor 1983)
- Diplomë PhD ose Master dhe eksperiencë pune relevante.
- Njohuri të shkëlqyera në Anglisht
- Preferohet njohuri në një nga gjuhët e punës të Bankës Botërore: Arabisht, Kinezçe, Frengjisht, Portugeze, Ruse, dhe Spanjolle, por nuk është e detyrueshme.
- Të specializuar në një nga fushat Teknike/Operacionale të Bankës Botërore si ekonomi, financë, arsim, shëndet public, shkenca sociale, inxhinieri, planifikim urban, agrikulturë, burime natyrore,etj.
Profesionistëve të Rinj do iu ofrohet një kontratë 5-vjeçare, ku 24 muaj do të jenë të strukturuar në një program zhvillimi dhe të shijojnë përfitime dhe mundësi nga më të ndryshmet.
Profesionistët e rinj mund të marrin pjesë në udhëtime pune, të quajtura gjithashtu ‘misione’, në vendet në zhvillim.
Si të aplikoni
Krijoni një llogari dhe plotësoni aplikimin online.
Sigurohuni që keni bashkëngjitur dokumentat e më poshtëm (të detyrueshme)
- CV
- Çertifikata Edukimi/ Transkripte
- Tema e Dizertacionit të PhD ose Tezës së Materit (përmbledhje të shkurtër), nëse është e aplikuar nga kandidatët
- Ese aplikimi
Afati i aplikimit: 27 Korrik 2016
Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK