Program nga Universiteti Erfurt në Gjermani

Programi i ri i bursave MWK-FELLOWS COFUND i Qendrës Max Weber për Studime të Avancuara Kulturore dhe Sociale është tani në dispozicion për studiuesit e shkëlqyer me eksperiencë. Aplikantët mund të jenë të çdo kombësie.

Qendra Max Weber për Studime të Avancuara Kulturore dhe Sociale (Max-Weber-Kolleg) në Universitetin e Erfurtit është një  ndër qendrat më të mira kërkimore në rang ndërkombëtar.

Subjekti i studimit: Disiplinat kryesore në Max-Weber-Kolleg janë sociologjia, ekonomia, studimet fetare, ligji, filozofia, historia dhe teologjia.

Bursa: Programi MWK do të zhvillohet në bazë të një kontrate të rregullt pune me Universitetin e Erfurtit sipas Marrëveshjes Kolektive të Shërbimit Civil Gjerman. Në rast të kundërt, personat kanë mundësinë të qëndrojnë me një kontratë pune me universitetet e tyre në vendin ku jetojnë me kushtin e marrjes së një lejeje për mungesën. Universiteti i Erfurt do të kompensojë pjesëmarrësit për shpenzimet e tyre shtesë deri në një shumë të përcaktuar. Të përzgjedhurit do të zhvillojnë një punë kërkimore individuale dhe do të kenë një buxhet trajnimi. Atyre do t’u sigurohet një vend pune të pajisur plotësisht me mjetet e nevojshme dhe do të kenë akses të plotë në infrastrukturën akademike (p.sh. në hapësirën e bibliotekës, akses në internet e).

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1-Aplikantët duhet të kenë një diplomë doktorature ose një diplomë ekuivalente prej katër vitesh përvojë pune kërkimore me kohë të plotë para afatit të aplikimit.

2-Aplikantët mund të jenë të çdo kombësie, por në kohën e aplikimit ata nuk duhet të kenë banuar ose kryer aktivitete (punë, studime etj.) në Gjermani për më shumë se dymbëdhjetë muaj, tre vite para afatit të aplikimit. Nuk merren parasysh shërbimi i detyrueshëm kombëtar dhe qëndrimet e shkurtra në raste festash.

3-Aplikantët duhet të propozojnë një projekt studimi. Për të përmbushur këtë kërkesë, aplikantët duhet të shpjegojnë me detaje në letrën e tyre të motivimit se cili grup studimi në Kolegjin Max-Weber mund t’i ofrojë këtë mbështetje për projektin.

4-Aftësi në të folurën dhe të shkruarën e gjuhës gjermane nuk është e detyrueshme. Përjashtim bën rasti kur gjermanishtja është e nevojshme për punën kërkimore.

Si të aplikoni?

Aplikantëve u kërkohet të dorëzojnë të gjitha dokumentet e nevojshme në gjuhën gjermane ose angleze vetëm përmes portalit të aplikimit online (aplikimet përmes emailit nuk do të pranohen):

  • Plotësimi i formularit online;
  • Curriculum vitae duke përfshirë një listë të projekteve(ju lutemi sigurohuni që për të gjitha periudhat në të cilat keni qenë të punësuar, keni marrë një bursë ose grant, apo keni qëndruar jashtë shtetit, të përmendni datat e sakta, të peridhës së fillimit dhe përfundimit në formatin e mëposhtëm : DD / MM / VVVV);
  • Kopja e diplomës dhe transkriptit të diplomës universitare të përfunduar së fundmi (certifikatat e diplomave të cilat nuk janë në gjermanisht ose anglisht duhet të jenë të përkthyera, përkthimi duhet të jetë i certifikuar zyrtarisht, duhet të dorëzoni skanimin e certifikatës së diplomës origjinale dhe skanimin e përkthimit të certifikuar zyrtarisht);
  • Kopje elektronike të tre rishikimeve të botimeve ose të një libri të autorizuar individualisht, ose një kopje të tezës së doktoraturës;
  • Letra motivuese e cila shpjegon arsyet e aplikimit për pjesëmarrjen në program, veçanërisht se pse projekti që do të propozoni duhet të mbështetet nga Kolegji Max-Weber;
  • Tre letra referimi;
  • Propozimi i projektit të studimit (3000 deri në maksimum 5000 fjalë, duke përjashtuar bibliografinë). Propozimet duhet të përfshijnë një përmbledhje të shkurtër prej 10 rreshtave para tekstit kryesor dhe duhet të kenë strukturën e mëposhtme: gjendja e artit, pyetjet kryesore, metodologjia, një orar i detajuar i punës);
  • Formulari i plotësuar dhe i nënshkruar i çështjes etike

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Afati i aplikimeve: 1 Tetor, 2018

Leave a Comment