Program Masteri Rajonal/ Mundësi për bursa

Programi Evropian Rajonal në Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut në Evropën Juglindore (GC SEE / ERMA) është një program ndërdisiplinor me kohë të plotë në një periudhë një-vjeçare, që zgjat nga nëntori deri në tetor. Qëllimi është zhvillimi i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut në Evropën Juglindore. Është një iniciativë e përbashkët e Universitetit të Sarajevës, Qendrës për Studime Ndërdisiplinore (CIS) dhe Universitetit të Bolonjës, Departamenti i Shkencave Politike dhe Shoqërore. Studentëve do u jepet diplomë e dyfishtë nga dy universitetet themeluese me 60 kredite, sipas llogaritjes së krediteve të arsimit të lartë Evropian.
Studentët që do të pranohen do të përfitojnë studime në një mjedis ndërkombëtar, së bashku me kolegë nga i gjithë rajoni, Bashkimi Evropian dhe pjesa tjetër e botës, duke ndjekur leksione dhe seminare të mbajtura nga rreth 40 profesorë dhe ekspertë nga 12 universitete partnere.
Kush mund të aplikojë?
36 studentë, të cilët bëjnë pjesë në grupet e mëposhtme do të zgjidhen javën e fundit të shtatorit 2019:
• Grupi I (25 vende): Shtetasit e Shqipërisë, Bosnjë dhe Herzegovinës, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi, Serbisë dhe qytetarët e Kosovës të cilët zotërojnë pasaportë të vendeve që i njeh Bosnje-Hercegovina;
• Grupi II (5 vende): Qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Federatës Ruse;
• Grupi III (6 vende): Qytetarët e vendeve të tjera.
Të gjithë studentët nga grupi i parë dhe i dytë kanë mbështetjen e mëposhtme financiare gjatë studimeve të tyre:
1. Grantet e studimit që mbulojnë shpenzimet e jetesës (nëntor-korrik) me një vlerë prej 4,500 euro bruto.
2. Shpenzimet e banimit dhe vakteve të ngrënies do të mbulohen nga programi gjatë programit në Itali
3. Rimbursimet (udhëtime, shëndetësi etj.) në shumën e përgjithshme prej 1.200 euro.
Nxënësit e grupit të tretë duhet që ta vetëfinancojnë ndjekjen e programit dhe të mbulojnë të gjitha shpenzimet e tyre të jetesës dhe të udhëtimit. Ata gjithashtu inkurajohen të aplikojnë për financim përmes burimeve të tjera.
Pagesat
Grupi I (ku bëjnë pjesë aplikantët e Shqipërisë): Asnjë tarifë për shkollim; Shpenzimet e regjistrimit kushtojnë 200 euro;
Si të aplikoni?
1. Plotësoni Formularin online duke klikuar në këtë LINK.
2. Dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara në kopje të printuara në Qendrën për Studime Ndërdisiplinore të Universitetit të Sarajevës përmes postës.
Afati i fundit i aplikimit: 13 shtator 2019
Për më shumë informacione rreth kritereve, vizitoni faqen zyrtare të internetit duke klikuar në këtë LINK.