Program/ Liderët e barazisë shëndetësore

Liderët për Barazinë Shëndetësore është një program një vjeçar, jo-rezidencial, që ofrohet nga Universiteti George Washington përmes Filantropisë Atlantike.
Ky program shërben për të avancuar liderët globalë që kuptojnë bazat e pabarazisë shëndetësore dhe kanë njohuri, aftësi dhe guxim për të ndërtuar sisteme dhe organizata më të barabarta shëndetësore.
Programi ‘Liderët për Barazinë Shëndetësore’ do të:
- Përfshijë mësime për të ndërtuar njohuri të plota për pabarazitë shëndetësore kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Të rrisë aftësinë e programit për të adresuar këto pabarazi përmes bisedave me ekspertët dhe vizitave në programe dhe institucione, duke u bërë kështu pionierë të ndryshimeve pozitive;
- Ofrojë kurrikulë lidershipi të personalizuar për trajnim, që thekson qasjet praktike për krijimin e ndryshimeve.
Objektivat:
- Të njihni pabarazitë
Zhvillimi i njohurive gjithëpërfshirëse të çështjeve themelore të organeve që lidhen me pabarazitë shëndetësore, racizmin dhe pabarazinë e mundësive në fuqinë punëtore shëndetësore.
- Të luftoni pabarazinë
Studimi dhe zbatimi i ndërhyrjeve strategjike për të trajtuar pabarazitë në shëndetësi dhe në mundësitë e karrierës shëndetësore që ballafaqohen me organizatat, komunitetet dhe shoqëritë.
- Të formohen lidera
Ndërtimi dhe përdorimi i aftësive individuale të lidershipit për të rritur efektivitetin personal duke sjellë ndryshime në organizata dhe komunitete.
- Të krijoni miqësi të reja
Njihni miq të rinj nga e gjithë bota, duke punuar me një sërë organizatash, të angazhuara për barazinë e fuqisë punëtore.
Kush mund të aplikojë?
- Pjesëmarrësit duhet të jenë nga Shtetet e Bashkuara ose nga vendet e zhvillimit të ulët dhe të mesëm bazuar në një angazhim paraprak ndaj barazisë shëndetësore dhe potencialit së lidershipit;
- Aplikantët duhet të jenë aktivë në aktivitete që lidhen me shëndetin;
- Programi do të ndërtojë dhe mbështesë një grup me drejtuesit multidisiplinarë globalë të pajisur me njohuritë, aftësitë dhe njohjet për të avancuar barazinë shëndetësore në komunitetet, institucione dhe rrethet profesionale;
- Programi do të përzgjedhë 20 studentë amerikanë dhe aplikantë globalë në vit.
Afati: 1 gusht 2018
Përfitimet
Të gjitha aktivitetet edukative dhe shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga programi.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit.
Të gjitha aplikimet e plotësuara duhet të dorëzohen deri më 1 gusht 2018, në orën 23:59.
Nëse keni ndonjë pyetje gjatë plotësimit të aplikimit, ju lutemi kontaktoni Selam Bedada.
Për më shumë informacione ju lutem vizitoni faqen zyrtare.