Program këshillues/ Si të aplikoni në kolegjet dhe universitetet amerikane

Jeni të interesuar të thelloni arsimimin tuaj duke studiuar në Shtetet e Bashkuara? Aplikoni në Competitive College Club të EducationUSA Albania, një program këshillues që ndihmon studentët e shkëlqyer të shkollave të mesme të bëhen aplikantë konkurues në kolegjet dhe universitetet amerikane. Përgjatë gjithë vitit, pjesëmarrësit do të angazhohen në leksione, aktivitete të shërbimit në komunitet, ushtrime ndërkulturore dhe përgatitje për provime. Përmes këtyre aktiviteteve, studentët do të jenë më të përgatitur për të studiuar në Shtetet e Bashkuara si nga ana shoqërore ashtu edhe nga ajo akademike.

Afati i fundit i aplikimit është 30 gusht 2019.

Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment