Program i paguar në Itali për profesionistët e rinj

Afati i aplikimit: 25 Janar 2019
Kush mund të aplikojë: qytetarë të një prej Shteteve Anëtare të CEI (Shqipëria është anëtare) me së paku dy ose tre vjet përvojë relevante në fushën përkatëse brenda organeve publike dhe private, organizatave ndërkombëtare dhe organeve të tjera rajonale, si dhe OJQ-ve dhe që kanë diplomë universiteti nga një institucion akademik i njohur në një degë relevante me këtë thirrje
Përfitimet: EUR 1,650.00 në muaj si rimbursim për kostot e jetesës

Përshkrimi

Me financimin e siguruar përmes Programit për Trajnimin e Avancuar në Punë, mbështetur nga Fondi I Bashkëpunimit të CEI të ofruar nga të gjitha Shtetet Anëtare, CEI po lançon një Thirrje për përzgjedhjen e tre Profesionistëve të Rinj – nga Shtetet Anëtare të CEI – për të ndihmuar Sekretariatin Ekzekutiv të CEI në Trieste (Itali) për kryerjen e veprimtarive të CEI në fushat e mëposhtme:

  1. Administrim Zyre
    2. Koordinim
    3. Studim politikash

Kriteret

  • Së paku dy-tre vjet përvojë relevante në fushën përkatëse brenda organeve publike dhe private, organizatave ndërkombëtare dhe organeve të tjera rajonale, si dhe OJQ-ve;
  • Qytetar/e e një prej vendeve anëtare të CEI (Shqipëria është anëtare);
  • Diplomë e shkollës së lartë nga një institucion akademik i njohur, në fushën relevante me thirrjen
  • Njohuri të shkëlqyera të Anglishtes, në shkruar dhe në të folur
  • Njohuri të shkëlqyera në përdorimin e programeve të Microsoft Office

Përfitimet

Kandidatët e përzgjedhur do t’i bashkohen Sekretariatit Ekzekutiv të CEI-it për një periudhë prej 12 muajsh. Ata do të marrin një shumë prej EUR 1,650.00 në muaj si një rimbursim për shpenzimet e tyre të jetesës.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar për një nga postet, ju lutemi dërgoni:

  • CV-në tuaj (formati Europass);
  • Një letër motivimi;
  • Dy letra reference në anglisht

në adresën e emailit info@cei.int, duke shkruar në subjektin e emailit Emrin e plotë të aplikantit dhe kodin e references të pozicionit për të cilin po aplikohet.

Ju lutemi specifikoni në CV-në tuaj dhe letrën e motivimit eksperiencën tuaj relevante në fushat specifikime dhe si lidhen me kriteret.

Për detaje të tjera, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

 

Leave a Comment