Program i financuar në Itali

Fondacioni Centro San Raffaele ka hapur thirrjen për aplikime për Programin Fellowship FCSR për shkencëtarët e rinj. Fondacioni Centro San Raffaele synon të mbështesë kërkimet në gjenetikën e sëmundjeve të njerëzve duke financuar bursa dyvjeçare për shkencëtarët e rinj.

Kriteret:

  • Aplikantët mund të jenë nga çdo kombësi.
  • Aplikantët duhet të jenë më të rinj se 40 vjeç në afatin e aplikimit;
  • Aplikantët duhet të kenë një diplomë në fushat, të cilat lidhen me fushën  e programit. Aplikantët duhet të kenë një diplomë masteri ose specializimi në një universitet Italian ose në një vend tjetër.

Gjuha:

Aplikantët, të cilët nuk kanë gjuhë të parë anglishten, duhet të dorëzojnë një dëshmi të aftësisë në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze në nivelin e kërkuar nga universiteti.

Përfitimet:

Shuma bruto e çdo programi është 25.000 euro në vit. Programi kanë një kohëzgjatje prej 2 vjetësh dhe do të fillojë në fund të vitit 2018.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni  formularin e aplikimit.

Formulari i plotësuar duhet të dërgohet me email.

Duhet të dërgoni gjithashtu:

– Dy letra reference;

– Një letër pranimi e nënshkruar nga drejtuesi i institucionit pritës.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

Afati: 7 Shtator 2018

Leave a Comment